Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Еkipi kombëtar U14 stërvitje me trajnerin e shquar Jiri Novak në Çeki

Еkipi kombëtar shqiptar i kategorisë U14 ndodhet në Prostejov të Cekisë nga data 10 Korrik deri më 16 Korrik.
Ekipi ynë do të ketë mundësinë të stërvitet me trajnerin e shquar Jiri Novak, ish-lojtar profesionist me renditje nr.5 ATP.
Ky kurs trajnimi vjen si bashkëpunim mes Tennis Europe dhe Federatës Shqiptare të Tenisit.
Tenistët tanë: Kledi Gaba, Damian Methasani, Ajri Hoxha dhe Emili Bilali do të kenë mundësinë të zhvillojnë mëtej aftësitë e tyre tenistike duke ndikuar në performancën e tyre në kompeticionet e ardhshme.
Ekipi shqiptar shoqërohet nga trajneri zyrtar Tedi Kaso përgjatë kësaj eksperience.