Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Tenistët shqiptarë në turneun ndërkombëtar “NSP Open Tennis Europe Junior Tour”

Ka filluar turneu ndërkombëtar “National Sport Park” në Qendrën Kombëtare të Tenisit, Tiranë.
Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Europe organizojnë turneun “National Sport Park” për kategorinë U16 vajza dhe djem.
Në këtë turne marrin pjesë tenistë nga vende të ndryshme të Europës dhe botës por edhe tenistë shqiptarë si: Gresi Bajri, Keisi Kalushi, Valentina Merku, Amina Xhaferi, Rea Qinami, Arlis Muka, Damian Methasani, Joan Sura, Tedi Teferici.
Ndeshjet kanë filluar dhe i urojmë shumë sukses përfaqësuesve shqiptarë!