Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Rea QINAMI prek finalen e “NSP 2022-TEJT 16&Under” në kategorinë Girls Doubles

Rea QINAMI, një tjetër teniste shqiptare prek finalen e turneut ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under” në kategorinë Girls Doubles.
Rea QINAMI dhe Hanna GIZEWSKA nga Polonia kanë arritur në finale pasi mundën kundërshtaret Emma KATARINA nga Gjermania dhe Kiara Nina KUCIKOVA nga Sllovakia me rezultatin 5-7, 6-3, 12-10.
I urojmë fitoren Rea QINAMIT në finalen doubles nesër!