Jonis Gaba në Çerekfinale të “2025 ITF/Tennis Europe 12&Under Development Championships” Antalia

Jonis Gaba kalon në Çerekfinale të “2025 ITF/Tennis Europe 12&Under Development Championships” në Antalia,Turqi. Tenisti shqiptar mundi me rezultatin 6-3, 6-2 tenistin Sargis Avetisyan nga Armenia. Në çerekfinale Jonis Gaba do të ndeshet me Heron Ajetin nga Kosova. I urojmë suksese në vazhdim Jonisit!
Glora Bushati mund tenisten Anesa Ismajli nga Kosova në përballjen e parë

Glora Bushati mund tenisten Anesa Ismajli nga Kosova në përballjen e parë në “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships week 2” 14& Under, në Antalia,Turqi, me rezultatin 6-1, 6-4. Kjo fitore e kalon në roundin e dytë tenisten tonë ku do të ndeshet me tenisten Eda-Lara Sacirovic nga Bosnje Hercegovina. I urojmë shumë suksese në vazhdim Glorës!
Arbër Dano dhe Ares Ferhati në çerekfinale të “2025 ITF/TE Development Championships”, në Antalia

Arbër Dano dhe Ares Ferhati arrijnë në çerekfinale të “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships” 14& Under, në Antalia,Turqi. Arbër Dano ka mundur me rezultatin 6-0, 6-1 tenistin Seyhun Gasimzade nga Azerbajxhani. Ares Ferhati ka mundur me rezultatin 6-4, 6-1 tenistin Djordje Kordic nga Mali i Zi. Në përballjet U14 Vajza, Glora Bushati u mund me rezultatin 0-6, 0-6 nga tenistja Viktoria Nanava nga Gjeorgjia, ndërsa Anjel Hoxha u mund me rezultatin 2-6,1-6 nga Maria Azizyan nga Armenia. Gjithsesi dy tenistët shqiptarë djem kalojnë kështu në çerekfinale, në të cilën Arbër Dano do të përballet me Petar Stankovic nga Mali i Zi dhe Ares Ferhati do të ndeshet me Marko Aleksovski nga Maqedonia e Veriut. Ndërkohë që ekipi kombëtar vijon stërvitjen me trajnerin Tedi Kaso, ne i urojmë shumë suksese në vijim!
Alex Prifti shpallet Gjysmëfinalist në Montenegro Cup 2024 Tennis Europe Junior Tour

Alex Prifti shpallet Gjysmëfinalist në turneun ndërkombëtar “Montenegro Cup 2024 Tennis Europe Junior Tour” në Nikshiq të Malit të Zi. Tenisti shqiptar mundi me rezultatin 6-0, 7-6(4) kundërshtarin Adrian Juresko nga Kroacia duke kaluar kështu në gjysmëfinale. I urojmë Alexit suksese të tjera në turnetë pasardhëse!
Shpallen fituesit e Turneut botëror ITF WTT ‘NSP Open 2024’, J30 Tirana

Shpallen fituesit e Turneut botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘NSP Open 2024’, J30 Tirana, për grupmoshën U18, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga shtete të ndryshme të botës, si: Francë, Itali, Australi, Suedi, Estoni, Brazil, SHBA etj. por edhe tenistë shqiptarë si Joan Sura, Rea Qinami, Enian Mehmeti, Damian Methasani, Tedi Teferiçi. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Daniel Aleksandar Amarandei nga Italia ndaj finalistit Egemen Karaman nga Turqia me rezultatin 6-4, 6-2. Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall Tea Kovacevic nga Bosnje-Hercegovina me rezultatin 6-0, 6-0 ndaj tenistes greke Despoina Koskina. Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën tenistët Eduardo De Benedictis Andreta nga Brazili dhe Pratyaksh XXX nga India me rezultatin 6-4, 6-4 ndaj dyshes Daniel Aleksandar Amarandei nga Italia dhe Shixun Zhu nga Kina. Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën tenistet greke Despoina Koskina dhe Lydia Panagiotidou me rezultatin 7-6(6),6-1 ndaj Elise Lesigne dhe Lison Tapin nga Franca. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës!
TEJT Shkodra Open 2024: vazhdojnë sukseset e tenistëve shqiptarë

Vazhdojnë sukseset e tenistëve shqiptarë në singles dhe doubles të turneut ndërkombëtar “Shkodra Open 2024” Po vazhdojnë të zhvillohen ndeshjet e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Shkodra Open 2024” për grupmoshën 14&U gjatë datave 13-19 Maj në Adriatic Tennis Park, Shkodër. Tenisti, Arber Dano eleminoi tenistin nga Mali i Zi, Petar Stankovic me rezultat 6-4 6-0 duke u kualifikuar në çerekfinale në single. Ndërsa tenisti, Alex Prifti u kualifikua në gjysmëfinale në dyshe bashkë me Ioannis- Panagiotis Vasileiadis pasi eleminuan dyshen, Allen Katana dhe Petar Stankovic me rezultat 6-2 6-2. Urime dhe suksese në ndeshjet e radhës!
Anjel Hoxha dhe Alex Prifti me fitore në singles dhe doubles të Tennis Europe “Shkodra Open 2024”

Po vazhdojnë të zhvillohen ndeshjet e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Shkodra Open 2024” për grupmoshën 14&U gjatë datave 13-19 Maj në Adriatic Tennis Park, Shkodër. Tenistja, Anjel Hoxha eleminoi tenisten nga Mali i Zi, Stasa Globarevic me rezultat 6-2 6-2. Ndërsa në dyshe bashkë me Amelia Bednarska, eleminuan dyshen Camaj me rezultat 6-1 4-6 10-8. Ndërsa tek djemtë, Alex Prifti shënoi fitore kundër italianit, Francesco Ferro me rezultat 6-1 6-3. Përderisa në dyshe bashkë me Ioannis- Panagiotis Vasileiadis eleminuan dyshen, Arber Dano dhe Ilia Sanalatii me rezultat 6-0 6-7 10-6 Urime dhe suksese të tjera!
Rea Qinami arrin në Gjysmëfinale të turneut botëror ‘Tirana Open 2024’

Tenistja Rea Qinami së bashku me tenisten Eleni Chatziavraam nga Greqia fituan me rezultatin 6-3, 4-6, 12-10 kundër dyshes Rebecca Di Giovannantonio nga Italia dhe Emma Fulvia Wiesenfeld nga ShBA në çerefinale të përballjeve Doubles Vajza. Me këtë fitore Rea Qinami dhe Eleni Chatziavraam kaluan në Gjysmëfinale Doubles Vajza të turneut botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘Tirana Open 2024’, J30 Tirana, për grupmoshën U18 që po zhvillohet gjatë kësaj jave në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. Në Gjysmëfinale do të ndeshen me dyshen italiane Daria Raimondo dhe Beatrice Veltri. I urojmë shumë suksese në vazhdim Rea Qinamit dhe Eleni Chatziavraam në këtë turne ndërkombëtar.
Tennis Europe Junior Tour “Shkodra Open 2024” Enki Hyseni, Arbër Dano, Glora Bushati

Fillim i mbarë për tenistët shqiptarë në turneun ndërkombëtar “Shkodra Open 2024” Po zhvillohet turneu ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Shkodra Open 2024” për grupmoshën 14&U gjatë datave 13-19 Maj në Adriatic Tennis Park në Shkodër. Dita e parë e ndeshjeve të shortit kryesor ishte e suksesshme për tenistët shqiptarë në single dhe double. Tenistja, Enki Hyseni eleminoi tenisten nga Mali i Zi, Eva Angelina Radoman me rezultat 6-3 6-0. Ndërsa Glora Bushati mposhti tenisten nga Kosova, Diella Latifaj, 6-4 5-7 6-0. Tek djemtë, Arber Dano shënoi fitore kundër italianit, Matteo Giuranna 6-3 6-3. Ndërsa në dyshe Ares Ferhati bashkë me Vladislav Chiburaev eleminuan dyshen malazeze, Djordje Kordic dhe Aleksa Milic 6-3 6-1. Urime dhe suksese në ndeshjet e radhës!
“NSP OPEN U16 – Tennis Europe Junior Tour shpall fituesit

Shpallen fituesit e “NSP OPEN U16 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2024”-Category 3, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga shtete të ndryshme të botës, si: Estoni, Itali, Britani e Madhe, Çeki, Austri, Turqi etj. por edhe tenistë shqiptarë si Ares Ferhati, Ariel Sulovari, Damian Methasani, Denis Gaba, Enian Mehmeti, Enki Hyseni dhe Kledi Gaba. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall tenisti italian Alessio BABUDRI me rezultatin 6-1, 6-2 ndaj finalistit Mikhail MICHSHENKO nga Kazakistani. Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall Linara BULESHEVA nga Kazakistani me rezultatin 6-3, 6-1 ndaj finalistes po nga Kazakistani, Sofiya KIROVA. Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën Mikhail MICHSHENKO nga Kazakistani dhe Kristian STEFANOV nga Bullgaria me rezultatin 7-5, 7-5 ndaj finalistëve italianë Alessio BABUDRI dhe Nicolo’ CAMPETTI. Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën Eleni CHATZIAVRAAM nga Greqia dhe Agata KONARSKA nga Polonia me rezultatin 6-3, 6-3 ndaj finalisteve nga Kazakistani Linara BULESHEVA dhe Medina OTEPBERGEN. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese në vazhdim.