Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Anjel Hoxha dhe Alex Prifti me fitore në singles dhe doubles të Tennis Europe “Shkodra Open 2024”

Po vazhdojnë të zhvillohen ndeshjet e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Shkodra Open 2024” për grupmoshën 14&U gjatë datave 13-19 Maj në Adriatic Tennis Park, Shkodër.
Tenistja, Anjel Hoxha eleminoi tenisten nga Mali i Zi, Stasa Globarevic me rezultat 6-2 6-2. Ndërsa në dyshe bashkë me Amelia Bednarska, eleminuan dyshen Camaj me rezultat 6-1 4-6 10-8.
Ndërsa tek djemtë, Alex Prifti shënoi fitore kundër italianit, Francesco Ferro me rezultat 6-1 6-3.
Përderisa në dyshe bashkë me Ioannis- Panagiotis Vasileiadis eleminuan dyshen, Arber Dano dhe Ilia Sanalatii me rezultat 6-0 6-7 10-6
Urime dhe suksese të tjera!

Ndaje me miq