Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

“NSP OPEN U16 – Tennis Europe Junior Tour shpall fituesit

Shpallen fituesit e “NSP OPEN U16 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2024”-Category 3, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Në këtë turne morën pjesë tenistë nga shtete të ndryshme të botës, si: Estoni, Itali, Britani e Madhe, Çeki, Austri, Turqi etj. por edhe tenistë shqiptarë si Ares Ferhati, Ariel Sulovari, Damian Methasani, Denis Gaba, Enian Mehmeti, Enki Hyseni dhe Kledi Gaba.
Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall tenisti italian Alessio BABUDRI me rezultatin 6-1, 6-2 ndaj finalistit Mikhail MICHSHENKO nga Kazakistani.
Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall Linara BULESHEVA nga Kazakistani me rezultatin 6-3, 6-1 ndaj finalistes po nga Kazakistani, Sofiya KIROVA.
Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën Mikhail MICHSHENKO nga Kazakistani dhe Kristian STEFANOV nga Bullgaria me rezultatin 7-5, 7-5 ndaj finalistëve italianë Alessio BABUDRI dhe Nicolo’ CAMPETTI.
Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën Eleni CHATZIAVRAAM nga Greqia dhe Agata KONARSKA nga Polonia me rezultatin 6-3, 6-3 ndaj finalisteve nga Kazakistani Linara BULESHEVA dhe Medina OTEPBERGEN.
Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese në vazhdim.

Ndaje me miq