Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Tennis Europe Junior Tour “Shkodra Open 2024” Enki Hyseni, Arbër Dano, Glora Bushati

Fillim i mbarë për tenistët shqiptarë në turneun ndërkombëtar “Shkodra Open 2024”
Po zhvillohet turneu ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Shkodra Open 2024” për grupmoshën 14&U gjatë datave 13-19 Maj në Adriatic Tennis Park në Shkodër.
Dita e parë e ndeshjeve të shortit kryesor ishte e suksesshme për tenistët shqiptarë në single dhe double.
Tenistja, Enki Hyseni eleminoi tenisten nga Mali i Zi, Eva Angelina Radoman me rezultat 6-3 6-0.
Ndërsa Glora Bushati mposhti tenisten nga Kosova, Diella Latifaj, 6-4 5-7 6-0.
Tek djemtë, Arber Dano shënoi fitore kundër italianit, Matteo Giuranna 6-3 6-3.
Ndërsa në dyshe Ares Ferhati bashkë me Vladislav Chiburaev eleminuan dyshen malazeze, Djordje Kordic dhe Aleksa Milic 6-3 6-1.
Urime dhe suksese në ndeshjet e radhës!

Ndaje me miq