Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar “Tennis Europe – National Sport Park Junior Tour U14”

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar “Tennis Europe – National Sport Park Junior Tour U14” organizuar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si Francë, SHBA, Kazakistan, Izrael, Irlandë, Suedi etj. por edhe nga Shqipëria.
Në kategorinë U14 Djem Singles fitues u shpall Jozef KARAS nga Sllovakia me rezultatin 6-1, 6-3 në finale ndaj Harry CORNHILL nga Britania e Madhe.
Në kategorinë U14 Vajza Singles fituese doli Kristina KRUCHENKO nga Kazakistani me rezultatin 2-6, 6-4, 6-1 ndaj Diletta D’AMICO nga Italia.
Në kategorinë U14 Djem Doubles fitues doli dyshja nga Britania e Madhe, Harry CORNHILL dhe Alex MIRRINGTON me rezultatin 7-5, 6-3 ndaj Tsikhan KORAN dhe Martin RODRÍGUEZ PELLICENA nga Spanja.
Në kategorinë U14 Vajza Doubles fituese u shpallën Linara BULESHEVA dhe Kristina KRUCHENKO nga Kazakistani kundrejt Ludovica CASALINO e Diletta D’AMICO nga Italia me rezultatin 3-6, 6-3,13-11.
I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve junior pjesëmarrës!