Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Turneu “NSP Junior” shpall fituesit

Ka përfunduar me sukses këtë fundjavë turneu “NSP Junior” për kategoritë ROG, U10, U12 dhe U14 Vajza dhe Djem në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë.
Fitues i kategorisë U14 Djem u shpall Denis Gaba pas finales me Alex Priftin me rezultatin 6-2, 6-2.
Enki Hyseni u shpall fituese në kategorinë U14 Vajza pas fitores me rezultatin 6-4, 6-0 ndaj Ariel Sulovarit.
Në kategorinë U12 Djem fitues u shpall Ares Ferhati pasi mundi në finale Arbër Danon me rezultatin 6-1, 6-4.
Në kategorinë U12 Vajza fituese u shpall Anjel Hoxha me rezultatin 6-2, 6-1 në finale ndaj Ola Danos.
Në kategorinë U10 Djem fitues rezultoi Joni Gaba ndërsa në kategorinë U10 Vajza fituese u shpall Lina Rexha.
Në kategorinë U9 Vajza fituese u shpall Katalea Preni dhe U9 Djem fitues rezultoi Akid Pistorja.
I urojmë shumë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fituesve!