Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Tenistja shqiptare Gresi Bajri vazhdon përfaqësimin e saj në arenën ndërkombëtare, duke marrë pjesë këtë javë në turneun profesionist W50 Pelham, AL, pjesë e kalendarit të ITF Women’s World Tennis Tour.
Turneu zhvillohet nga 18 deri më 24 maj 2026 në qytetin Pelham, në kompleksin Pelham Racquet Club, dhe luhet në fusha me dhe (clay).
Ky kompeticion konsiderohet një nga turnetë më të rëndësishëm të nivelit W50 në Shtetet e Bashkuara, me fond shpërblimi prej 40,000 dollarësh dhe me pjesëmarrjen e shumë lojtareve profesioniste nga vende të ndryshme të botës.
Gresi Bajri është pjesë e fazës kualifikuese të turneut dhe po fiton eksperiencë të rëndësishme në një nivel të lartë konkurrues. Sipas shortit, ajo përballet në raundin e parë kualifikues me tenisten amerikane R. Smith.
Pjesëmarrja në evente të tilla ndërkombëtare është shumë e vlefshme për zhvillimin profesional të lojtares shqiptare.
Tenisi shqiptar vijon të prezantohet denjësisht në circuitin profesional ndërkombëtar përmes sportisteve të reja me potencial dhe ambicie për të avancuar më tej në arenën botërore.

Ndaje me miq