Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Billie Jean King Cup 2023 Group III / Ekipi shqiptar i vajzave mund ekipin e Islandës

Ekipi shqiptar i vajzave mundi sot ekipin e Islandës me rezultatin 3-0 në përballjen e rradhës në kampionatin botëror ekipor për femra që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Kristal Dule arriti të fitojë ndeshjen e parë Singles me rezultatin 6-3, 6-0 ndaj Anna Soffia Gronholm, pasuar kjo me fitore nga Gresi Bajri në ndeshjen e dytë me rezultatin 6-1, 6-1 ndaj Sofia Soley Jonasdottir. Së fundi, në ndeshjen e tretë ndaj Islandës, në Doubles, dyshja shqiptare Gresi Bajri dhe Rea Qinami mundën dyshen Anna Soffia Gronholm dhe Sofia Soley Jonasdottir me rezultatin 6-2, 5-7, 6-4. Ndërkohë ekipi kombëtar ka korrur 1 fitore ndaj Islandës dhe 1 humbje ndaj Maqedonisë së Veriut, përballjet vijojnë nesër ku ekipi jonë do të ndeshet me ekipin e Moldavisë. I urojmë shumë suksese tenisteve tona të cilat po japin më të mirën në fushë!

Historike, Gresi Bajri fituese e turneut botëror U18 “ITF J30 Nikshiq Trebjesa Open 2023”

Gresi Bajri shkruan historinë! Gresi Bajri shpallet fituese e turneut botëror U18 “ITF J30 Nikshiq Trebjesa Open 2023” që u zhvillua në Mal të Zi. Tenistja shqiptare arrin të marrë për herë të parë titullin fituese tek një turne i këtij kalibri, titull i pa fituar më parë nga ndonjë tenist shqiptar. Në finale të “ITF J30 Nikshiq Trebjesa Open 2023” Gresi mundi me rezultatin 5-4(2), 4-0 kundërshtaren e saj nga Serbia Aleksandra Djokic, duke renditur Shqipërinë në vendin e parë në kategorinë U18 Femra. Ndeshjet e fituara në këtë turne ishin të njëpasnjëshme, ku përmendim në Gjysmëfinale Gresi Bajri mundi Marta Dobric nga Kroacia me rezultatin 5-4, 4-0; në Çerekfinale Gresi mposhti Maria Ivankovic nga Kroacia me rezultatin 4-1, 4-1; në 1/8 Finale Gresi Bajri mundi Anastasia Majic  nga Gjermania me rezultatin 6-4, 6-0; në 1/16 Finale Bajri arrin të fitojë ndaj Anastasia Timoshenko nga Rusia me rezultatin 6-3, 7-5. E përgëzojmë për këtë fitore tenisten tonë të mrekullueshme Gresi Bajri, e cila çdo ditë e më tepër po vendos tenisin shqiptar në dimensione të reja. Urime dhe suksese në vijim!

Gresi Bajri gjysmëfinaliste në Luksemburg “J60 Esch-Alzette ITF Junior Tour” U18 Doubles

Gresi Bajri kalon në gjysmëfinale Doubles në turneun ndërkombëtar të tenisit në Luksemburg “J60 Esch-Alzette ITF Junior Tour” për kategorinë U18. Në dyshe me kolegen e saj nga Ukraina Sofiia Mykhailets, Gresi arrin të mposhtë me rezultatin  6-2, 4-6, 10-7 dyshen nga Belgjika Eline Bex dhe Katarina Kujovic, mbartëset e 4-ta të turneut. Gjithashtu arrin të fitojë edhe përballjen e rradhës duke siguruar gjysmëfinalen. I urojmë shumë suksese tenistes shqiptare, Gresi Bajri në çerekfinalen doubles të këtij turneu të fortë!

Gresi Bajri gjysmëfinaliste në turneun ndërkombëtar “ITF J60 Siroki Brijeg Open”

Gresi Bajri gjysmëfinaliste në turneun ndërkombëtar “ITF J60 Siroki Brijeg Open” për kategorinë U18 në Bosnje Hercegovinë. Bajri arrin të mposhtë në çerekfinale kundërshtaren e saj nga Suedia Zoe Kaegi me rezultatin 6-4, 6-7, 6-1 dhe kalon në gjysmëfinale të këtij kompeticioni të fortë. Gjithashtu Gresi Bajri kalon në gjysmëfinale edhe në kategorinë Girls Doubles pasi ajo dhe Iva Daneva nga Maqedonia e Veriut fitojnë me rezultatin 3-6, 6-2,10-8 ndaj dyshes Maria Ivankovic nga Kroacia dhe Asja Salkanovic nga Bosnje Hercegovina. Edhe pse nuk arrin dot finalen në Singles pasi mundet nga tenistja Polina Kaibekova, megjithatë loja e Gresi Bajrit përgjatë këtij turneu ishte e admirueshme! Falenderojmë Gresin për përfaqësimin dinjitoz që i bën kombit tonë në çdo aktivitet tenisi. Suksese të tjera!

Gresi Bajri fituese në Doubles “NSP Open – J5 Tirana ITF Junior Tour 2022”.

Gresi Bajri fituese në turneun botëror “NSP Open – J5 Tirana ITF Junior Tour 2022”. Gresi arrin të rrëmbejë trofeun e kategorisë Vajza Doubles pasi në finale së bashku me Iva Daneva nga Maqedonia e Veriut mundën dyshen Emira Diabate nga Côte d’Ivoire dhe Sue-Lan Taravella nga Kanadaja me rezultatin 6-0, 6-3. Kjo shënon një tjetër sukses për tenisten shqiptare Gresi Bajri e cila në çdo turne ndërkombëtar së fundi arrin të marrë fitore. I urojmë Gresit sukses dhe fat në vijim!

Gresi Bajri në Gjysmëfinaliste në “NSP Open – J5 Tirana ITF Junior Tour 2022”

Gresi Bajri në Gjysmëfinale të turneut botëror “National Sport Park Open – J5 Tirana ITF Junior Tour 2022”. Gresi arrin të mposhtë kundërshtaret e saj me rradhë në kategorinë U18 Vajza, dhe së fundi ajo mund tenisten serbe Aleksandra Stevanovic me rezultatin 6-4, 7-6 (7-5), duke i siguruar vetes gjysmëfinalen e këtij turneu të rëndësishëm.

Përfundoi me sukses turneu botëror U18 “NSP OPEN – J5 Tirana ITF Junior Tour”.

Makar Krivoshchekov u shpall fitues në kategorinë Djem Singles pasi mundi në finale Stefanos Pournaropoulos nga Greqia, me rezultatin 6-3,6-3. Në kategorinë Vajza Singles fituese rezultoi Kate Mansfield nga SHBA, e cila mundi 7-6(5), 7-6(4) kundërshtaren greke Alexandra Panagiotidou. Në kategorinë Djem Doubles fitues u shpall dyshja greke Angelos Avgeris dhe Stefanos Pournaropoulos kundër dyshes Sevan Bottari nga Italia dhe Makar Krivoshchekov, me rezultatin 6-2, 6-3. Ndërsa në kategorinë Vajza Doubles fituese dolën Ceylin Ipek nga Turqia dhe Alexandra Panagiotidou me rezultat 2-6, 6-3, 10-6 kundër dyshed Zeynep Ilker nga Turqia dhe Kate Mansfield nga SHBA. Kujtojmë që në këtë turne paraqitje tejet cilësore bënë edhe tenistet shqiptare ku Gresi Bajri dhe Valentina Merku të cilat rezultuan çerekfinaliste në kategorinë Singles dhe Rea Qinami dhe Valentina Merku çerekfinaliste në kategorinë Doubles. I urojmë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës!  

“NATIONAL SPORT PARK OPEN – J5 Tirana ITF Junior Tour” në Tiranë

Po zhvillohet turneu botëror “NATIONAL SPORT PARK OPEN – J5 Tirana ITF Junior Tour” në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Rreth 250 lojtarë nga vende të ndryshme të botës si Belgjikë, Australi, SHBA, Kanada, Brazil, Côte d’Ivoire, Suedi, Britani e Madhe etj. janë të përfshirë në këtë turne botëror. Gjithashtu, Gresi Bajri, Kledi Gaba, Regi Halili, Valentina Merku, Rea Qinami janë tenistë shqiptarë që marrin pjesë në “NATIONAL SPORT PARK OPEN – J5 Tirana ITF Junior Tour”.

Gresi Bajri fituese e turneut ndërkombëtar “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” U16

Gresi Bajri fituese e turneut ndërkombëtar “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” U16. Tenistja jonë kampione Gresi Bajri shpallet fituese pas finales me rezultat 6-3, 6-3 ndaj Sofiya Shymanska nga Ukraina. Fitoret e Gresi Bajrit tashmë janë të njëpasnjëshme! Ky ishte turneu i parë “Tennis Europe Junior Tour” i realizuar në qytetin e lindjes së Gresit, në Shkodër. Fitues në kategorinë Singles Djem u shpall Nikola Jovic nga Serbia pasi mundi në finale Vuk Krstajic nga Mali i Zi. Gjatë këtij turneu kishte rezultate të mira edhe nga tenistë të tjerë shqiptarë. Rea Qinami gjysmëfinaliste në Singles Vajza, Ajri Hoxha arriti të kalojë në Roundin e 2-të, Kledi Gabi kalon në Raundin e 2-të dhe shpallet gjysmëfinalist në Doubles Djem. Gresi Bajri në këtë turne ndërkombëtar shpallet fituese në kategorinë Singles dhe Doubles për vajza. I urojmë suksese në vazhdim Gresit e tenistëve të tjerë shqiptarë dhe atyre pjesëmarrës!

Gresi Bajri, tenistja e parë shqiptare fituese në Doubles ITF WTT Juniors U18

Suksesi i Gresi Bajrit në “J5 Peja – ITF WTT Juniors” shënon për herë të parë marrjen e trofeut të fituesit në Doubles nga një lojtar shqiptar në një turne botëror U18. Gresi Bajri arrin në çerekfinale në Singles dhe shpallet fituese në Doubles për Vajza së bashku me tenisten greke Alexandra Magia, pas fitores në finale kundër dyshes Anastasija Cvetkovic nga Serbia dhe Ana Mitevska nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 1-6, 6-1, 12-10. Gresi fitoi 2 raunde të këtij turneu pas përballjesh të forta në Singles, si fillim me rezultatin 7-6(4), 6-1 ndaj tenistes malazeze Petra Mirkovic dhe raundin tjetër ndaj një prej tenisteve më të mira turke Melisa Ugur, me rezultatin 6-3, 6-4. Performanca e Gresi Bajrit në këtë turne botëror të zhvilluar në Pejë të Kosovës ishte e mekullueshme. Fitoret e tenistëve shqiptar tregojnë progres dhe nivel të admirueshëm, me rezultate që nuk janë arritur më parë në tenisin shqiptar, siç është edhe fitorja e Gresit së fundi. Krenar për teniste si Gresi Bajri dhe i urojmë suksese të tjera!