Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Gresi Bajri fiton përballjen e parë në një turne ITF Pro

Gresi Bajri fiton përballjen e parë në një turne ITF Pro, duke u bërë e para teniste shqiptare që arrin këtë sukses.

Aktualisht po zhvillohet turneu profesional i tenisit për femra ITF World Tennis Tour “Antalya Series” me fond prej $15000 nga data 3 deri më 10 Mars 2024, në Antalia, Turqi.

Gresi Bajri ka shënuar triumfin e saj të parë, duke mundur në kualifikime tenisten ruse, Mariam Karadzhaeva, me rezultat të thellë 6-1 6-1.

Në përballjen e ardhshme, Bajri do të ndeshet me tenisten nga Turqia, Basak Eraydin.

I urojmë shumë suksese Gresit në këtë garë të nivelit kaq të lartë.