Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Tenistja shqiptare Gresi Bajri vazhdon paraqitjet e saj në arenën ndërkombëtare, duke marrë pjesë këtë javë në turneun UTR PTT Skopje Women 01, pjesë e circuitit profesional UTR Pro Tennis Tour për femra.
Ky turne zhvillohet në Shkup, ku marrin pjesë lojtare nga vende të ndryshme të botës, në një format konkurrues me sistem grupesh dhe shumë ndeshje gjatë javës.
Gresi Bajri ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj italianes Margherita Marcon me rezultatin 6-3, 7-6, ndërsa zhvilloi edhe një ndeshje shumë konkurruese ndaj Melis Rasim, ku u mposht me rezultatin 7-5, 6-4.
Në javët e fundit, Bajri ka qenë aktive edhe në evente të tjera të rëndësishme ndërkombëtare të UTR dhe ITF, duke treguar vazhdimësi dhe ambicie në karrierën e saj sportive.
I urojmë shumë suksese në vijim tenistes sonë të talentuar, Gresi Bajri.

Ndaje me miq