Federata Shqiptare e Tenisit

federatashqiptareetenisit

Arbër Dano dhe Anjel Hoxha kalojnë në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” U12

Në qytetin e Shkodrës po zhvillohet turneu ndërkombëtar “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” për kategorinë U12 vajza dhe djem. Në këtë turne marrin pjesë tenistë nga vende të ndryshme si Armeni, Bullgari, Itali, Austri, Kazakistan etj. por edhe tenistë shqiptarë. Në përballjet e para mes tyre janë arritur edhe fitoret e para të tenistëve tanë ku: Arbër Dano fitoi me rezultatin 6-2, 6-3 ndaj tenistit malazez Mathis Dedvukaj, Glora Bushati fitoi ndaj Reina Selmanaj nga Kosova me rezultatin 6-0, 6-2, Anjel Hoxha fitoi ndaj Stasa Globarevic nga Mali i Zime rezultatin 6-3, 6-4, Po ashtu Anjel Hoxha fitoi edhe ndaj Naz Dedeoglu nga turqia me rezultat 6-3, 6-3 Ares Ferhati fitoi ndeshjen ndaj Constantin Schmid nga Austria me rezultatin 6-3, 6-2. Arbër Dano dhe Anjel Hoxha kalojnë në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” për kategorinë U12 vajza dhe djem. Arbër Dano fitoi me rezultatin 7-6, 6-4 ndaj Ivan Hristakiev nga Bullgaria duke i siguruar vetes çerekfinalen e këtij turneu. Anjel Hoxha do të përballet sot në çerekfinale për vajza me tenisten malazeze Anja Drekaloviç ndërsa Arbër Dano me tenistin Marko Aleksovski nga Maqedonia e Veriut për djem.  “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” po zhvillohet në kompleksin “Adriatic Tennis Park” me drejtor turneu Kliti Hoti dhe kryegjyqtar Çetin Kesici. I urojmë shumë suksese tenistëve tanë!

Arbër Dano dhe Anjel Hoxha kalojnë në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” U12 Read More »

Turneu “NSP Junior” shpall fituesit

Ka përfunduar me sukses këtë fundjavë turneu “NSP Junior” për kategoritë ROG, U10, U12 dhe U14 Vajza dhe Djem në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Fitues i kategorisë U14 Djem u shpall Denis Gaba pas finales me Alex Priftin me rezultatin 6-2, 6-2. Enki Hyseni u shpall fituese në kategorinë U14 Vajza pas fitores me rezultatin 6-4, 6-0 ndaj Ariel Sulovarit. Në kategorinë U12 Djem fitues u shpall Ares Ferhati pasi mundi në finale Arbër Danon me rezultatin 6-1, 6-4. Në kategorinë U12 Vajza fituese u shpall Anjel Hoxha me rezultatin 6-2, 6-1 në finale ndaj Ola Danos. Në kategorinë U10 Djem fitues rezultoi Joni Gaba ndërsa në kategorinë U10 Vajza fituese u shpall Lina Rexha. Në kategorinë U9 Vajza fituese u shpall Katalea Preni dhe U9 Djem fitues rezultoi Akid Pistorja. I urojmë shumë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fituesve!

Turneu “NSP Junior” shpall fituesit Read More »

Federata Shqiptare e Tenisit merr çmim nga Federata Botërore e Tenisit (ITF)

Për herë të parë në historinë e tenisit shqiptar, Presidenti Ferdinand Sulo dhe Sekretari i Federatës Shqiptare të Tenisit Klaus Bardeli morën në dorëzim çmim nga Federata Boterore e Tenisit ITF p%r Federatën Shqiptare të Tenisit. Trofeu u dorëzua nga Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) David Haggerty dhe Presidenti i Federatës Europiane të Tenisit (Tennis Europe) Ivo Kaderka në ceremoninë e organizuar nga në Mbledhjen Vjetore të Përgjithshme në Barcelonë të Spanjës me motivacionin “Vlerësim për përparimin e shkëlqyer në zhvillimin e tenisit”. Një çmim i tillë nuk ishte marrë kurrë nga Shqiperia dhe as nga shumë vende në botë. Me këtë çmim vlerësohet maksimalisht puna profesionale e stafit të FSHT, zmadhimi i investimeve dhe rritja e tenisit, i cili dukshëm është zhvilluar gjatë viteve të fundit në vend.

Federata Shqiptare e Tenisit merr çmim nga Federata Botërore e Tenisit (ITF) Read More »

Albanian Bowl Tournament: Fitues Kledi Gaba, AnaTereza Guli, Denis Gaba, Ares Ferhati, Anjel Hoxha

“Albanian Bowl Tournament” ishte turneu i rradhës i Federatës Shqiptare të Tenisit dhe Shkodra Tennis Club i kategorisë U12, U14 dhe U18 i zhvilluar në Shkodër këtë fundjavë. Fitues i kategorisë U18 Djem u shpall Kledi Gaba pas finales me tenistin malezez Belmin Sabovic, ndërsa në kategorinë U18 Vajza fituese rezultoi Anatereza Guli në finale me Ajri Hoxhën. Fitues i kategorisë U14 Djem u shpall Denis Gaba dhe finalist Alex Prifti, ndërsa në kategorinë U14 Vajza fituese doli Eva Radoman pasi mundi në finale Nadia Knezeci po nga Mali i Zi. Fitues në kategorinë U12 Djem rezultoi Ares Ferhati pas finales me Arbër Danon, kurse për kategorinë U12 Vajza fituese u shpall Anjel Hoxha dhe finaliste Stasa Glaborevic nga Mali i Zi. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese në vijim!

Albanian Bowl Tournament: Fitues Kledi Gaba, AnaTereza Guli, Denis Gaba, Ares Ferhati, Anjel Hoxha Read More »

‘ITF/Tennis Europe Development Championships & 12&U Training Camp 2023’ Java e dytë

Disa fitore nga tenistët shqiptarë në kampionatin e javës së dytë të ‘ITF/Tennis Europe Development Championships & 12&U Training Camp 2023’ që po zhvillohet në Antalia të Turqisë. Gjatë këtyre ditëve Enki Hyseni mundi Emma Hovhannisyan nga Armenia me rezultatin 6-1, 6-1; Denis Gaba mundi po ashtu tenistin nga Armenia, Albert Aznavuryan me rezultatin 6-1, 6-0. Ditën e djeshme Denis Gaba fitoi ndaj Nikolozi Sirbiladze nga Gjeorgjia me rezultatin 5-7, 6-3, 6-4. Gjithashtu Denis Gaba së bashku me Alex Prifti në kategorinë Doubles Djem fituan përballjen me Ervin Doli dhe Unik Ramadani nga Kosova me rezultatin 4-1, 4-2. Ekipi shqiptar i tenisit është nën drejtimin e trajnerëve Elda Vukatana dhe Tedi Kaso.

‘ITF/Tennis Europe Development Championships & 12&U Training Camp 2023’ Java e dytë Read More »

Alex Prifti dhe Emili Bilali fitojnë përballjet e para në “ITF/Tennis Europe Development Championships 2023 week 1”.

Alex Prifti dhe Emili Bilali fitojnë përballjet e para në “ITF/Tennis Europe Development Championships 2023 week 1”. Alex Prifti mundi me rezultatin 6-2, 6-3 kundërshtarin e tij Albert Aznavuryan nga Armenia ndërsa Emili Bilali fitoi me rezultatin 7-6, 6-3 ndaj Emma Hovhannisyan. I urojmë suksese në vijim ekipit shqiptar U14!

Alex Prifti dhe Emili Bilali fitojnë përballjet e para në “ITF/Tennis Europe Development Championships 2023 week 1”. Read More »

Doubles Tournament- Albi Sulo & Tedi Kaso dhe Taulant Premçi & Elonia Gjata shpallen fitues

Më 5 Mars 2023 u mbyll me sukses turneu “Doubles Tournament” ku fitues per meshkuj u shpallën Albi Sulo dhe Tedi Kaso. Si risi ne Shqiperi u realizua dhe kategoria Mixed Doubles ku fitues u shpallën Elonia Gjata dhe Taulant Prençi. Albi Sulo dhe Tedi Kaso fituan me rezultatin 2-1 ndaj finalistëve Kledi Gaba dhe Denis Gaba, ndërsa Taulant Prençi dhe Elonia Gjata fituan me rezultatin 2-0 ndaj dyshes Arbër Dano dhe Ariel Sulovari. Ky ishte turneu i parë i doubles për këtë vit i organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit dhe National Sport Park Club me kryegjyqtar Kleid Vora në ambjentet e Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. I urojmë suksese fituesve dhe faleminderit të gjithë pjesëmarrësve!

Doubles Tournament- Albi Sulo & Tedi Kaso dhe Taulant Premçi & Elonia Gjata shpallen fitues Read More »