Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Albanian Bowl Tournament: Fitues Kledi Gaba, AnaTereza Guli, Denis Gaba, Ares Ferhati, Anjel Hoxha

“Albanian Bowl Tournament” ishte turneu i rradhës i Federatës Shqiptare të Tenisit dhe Shkodra Tennis Club i kategorisë U12, U14 dhe U18 i zhvilluar në Shkodër këtë fundjavë.
Fitues i kategorisë U18 Djem u shpall Kledi Gaba pas finales me tenistin malezez Belmin Sabovic, ndërsa në kategorinë U18 Vajza fituese rezultoi Anatereza Guli në finale me Ajri Hoxhën.
Fitues i kategorisë U14 Djem u shpall Denis Gaba dhe finalist Alex Prifti, ndërsa në kategorinë U14 Vajza fituese doli Eva Radoman pasi mundi në finale Nadia Knezeci po nga Mali i Zi.
Fitues në kategorinë U12 Djem rezultoi Ares Ferhati pas finales me Arbër Danon, kurse për kategorinë U12 Vajza fituese u shpall Anjel Hoxha dhe finaliste Stasa Glaborevic nga Mali i Zi.
Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese në vijim!