Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Arbër Dano dhe Anjel Hoxha kalojnë në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” U12

Në qytetin e Shkodrës po zhvillohet turneu ndërkombëtar “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” për kategorinë U12 vajza dhe djem.🎾🌍
Në këtë turne marrin pjesë tenistë nga vende të ndryshme si Armeni, Bullgari, Itali, Austri, Kazakistan etj. por edhe tenistë shqiptarë.
Në përballjet e para mes tyre janë arritur edhe fitoret e para të tenistëve tanë ku:
Arbër Dano fitoi me rezultatin 6-2, 6-3 ndaj tenistit malazez Mathis Dedvukaj,
Glora Bushati fitoi ndaj Reina Selmanaj nga Kosova me rezultatin 6-0, 6-2,
Anjel Hoxha fitoi ndaj Stasa Globarevic nga Mali i Zime rezultatin 6-3, 6-4,
Po ashtu Anjel Hoxha fitoi edhe ndaj Naz Dedeoglu nga turqia me rezultat 6-3, 6-3
Ares Ferhati fitoi ndeshjen ndaj Constantin Schmid nga Austria me rezultatin 6-3, 6-2.
Arbër Dano dhe Anjel Hoxha kalojnë në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” për kategorinë U12 vajza dhe djem.
Arbër Dano fitoi me rezultatin 7-6, 6-4 ndaj Ivan Hristakiev nga Bullgaria duke i siguruar vetes çerekfinalen e këtij turneu.
Anjel Hoxha do të përballet sot në çerekfinale për vajza me tenisten malazeze Anja Drekaloviç ndërsa Arbër Dano me tenistin Marko Aleksovski nga Maqedonia e Veriut për djem.
 “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” po zhvillohet në kompleksin “Adriatic Tennis Park” me drejtor turneu Kliti Hoti dhe kryegjyqtar Çetin Kesici.
I urojmë shumë suksese tenistëve tanë!