Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Denis Gaba në Mouratoglou Academy!

Denis Gaba në Mouratoglou Academy!
Si rrjedhojë e bashkëpunimit të suksesshëm mes FSHT, Tennis Europe dhe Mouratoglou Academy u arrit që tenisti i talentuar Denis Gaba të jetë pjesë e një trajnimi intensiv një javor me trajnerët më të mirë të Akademisë Mouratoglou, me akomodim të plotë të përfshirë.
Pjesëmarrja në këtë trajnim do të jetë tejet frytdhënëse për lojtarin tonë dhe përfaqësimin që do të bëjë në turnetë ndërkombëtar për Federatën Shqiptare të Tenisit.