‘ITF/Tennis Europe Development Championships & 12&U Training Camp 2023’ Java e dytë

Disa fitore nga tenistët shqiptarë në kampionatin e javës së dytë të ‘ITF/Tennis Europe Development Championships & 12&U Training Camp 2023’ që po zhvillohet në Antalia të Turqisë. Gjatë këtyre ditëve Enki Hyseni mundi Emma Hovhannisyan nga Armenia me rezultatin 6-1, 6-1; Denis Gaba mundi po ashtu tenistin nga Armenia, Albert Aznavuryan me rezultatin 6-1, 6-0. Ditën e djeshme Denis Gaba fitoi ndaj Nikolozi Sirbiladze nga Gjeorgjia me rezultatin 5-7, 6-3, 6-4. Gjithashtu Denis Gaba së bashku me Alex Prifti në kategorinë Doubles Djem fituan përballjen me Ervin Doli dhe Unik Ramadani nga Kosova me rezultatin 4-1, 4-2. Ekipi shqiptar i tenisit është nën drejtimin e trajnerëve Elda Vukatana dhe Tedi Kaso.
Ekipi kombëtar U12 dhe U14 në “ITF/Tennis Europe Development Championships”

Ekipi kombëtar shqiptar U12 dhe U14 i vajzave dhe djemve në ceremoninë hapëse të “ITF/Tennis Europe 14&U Development Championships, 12&U Training Camp and Tennis Europe Junior Tour 12&U Development Championships” në Antalia, Turqi.
Shpallen fituesit e turneut “Winter Adriatic Cup”

Shpallen fituesit e turneut “Winter Adriatic Cup” të zhvilluar në Shkodër këtë fundjavë në Adriatic Tennis Park për kategoritë U10 dhe U14. Fitues në kategorinë U14 Djem u shpall Denis Gaba pasi mundi në finale Alex Priftin me rezultatin 6-4, 6-4. Fituese në kategorinë U14 Vajza u shpall Learta Muharremi me rezultatin 6-2, 6-0 në finale ndaj Angelina Radoman. Në kategorinë U10 Djem fitues rezultoi Edon Ademi pas finales me Jonis Gaba. Falenderojmë të gjithë tenistët që morën pjesë në këtë turne në Shkodër dhe i urojmë suksese të tjera në vijim!
Ekipi kombëtar U14 Djem, për herë të parë në “Tennis Europe Winter Cups”

Ekipi kombëtar shqiptar i djemve U14 merr pjesë për herë të parë në kampionatin “Tennis Europe Winter Cups” të zhvilluar në Bari të Italisë. Ekipi shqiptar përbëhej nga tenistët: Denis Gaba, Alex Prifti dhe Ares Ferhati, shoqëruar nga kapiteni Maksim Prifti. Në dy përballje, tenistët tanë nuk arritën të mposhtin kundërshtarët për të kaluar në fazën tjetër, duke humbur kështu me rezultatin 1-2 ndaj Gjeorgjisë dhe 3-0 ndaj Danimarkës. Gjithsesi kjo ishte ekperienca e parë në një format të tillë të rëndësishëm për tenistët tanë të kategorisë U14 ku u përballën me tenistët më të mirë të vendeve respektive. I urojmë suksese në vijim ekipit tonë!
“8 Best – Tournament 2022” shpall fituesit

Përfundon turneu i tetë lojtarëve më të mirë në kategorinë Adults dhe U14 për djem dhe vajza “8 Best – Tournament 2022” të zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në kategorinë U14 Djem fitues u shpall Denis Gaba me rezultatin 6-4, 4-6, 6-4 në finale ndaj Kledi Gaba. Në kategorinë U14 Vajza fituese u shpall Anjel Hoxha pas ndeshjes në finale me Enki Hyseni 6-4, 2-6 Ret. Në kategorinë Adults Djem fitues u shpall Arbër Sulstarova pas fitores në finale ndaj Joan Koti me rezultatin 6-0,6-2. Falenderojmë organizatorët “National Sport Park – Eralb Tennis Club” dhe kryegjyqtarin e turneut Kleid Vora, për realizimin e këtij turneu të suksesshëm. I urojmë suksese të tjera të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fitues!
Pavarësia Open 2022, turneu traditë shpall fituesit

Mbyllet me sukses edhe këtë vit turneu “Pavarësia Open 2022” ku tenistët shqiptarë garojnë por edhe festojnë ditën e flamurit shqiptar. Denis Gaba shpallet fitues i kategorisë U14 Djem pas finales me Alex Prifti me rezultat 4-6, 6-1, 6-3. Anjel Hoxha shpallet fituese në kategorinë U14 Vajza pasi mundi në finale Enki Hysinin me rezultat 6-3, 6-2. Në kategorinë U10 Djem fitues doli Jonis Gaba dhe finalist Martin Bushati, ndërsa në kategorinë U10 Vajza fituese u shpall Lina Rexha dhe finaliste Dejla Bajrami. Në kategorinë U9 Vajza fituese u shpall Hajdi Hysaj, ndjekur nga Noemi Zyli dhe Etual Lama. Falenderojmë organizatorët “National Sport Park Club” dhe kryegjyqtarin e turneut Kleid Vora dhe drejorin Albi Sulo. Urojmë gëzuar festën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe suksese të tjera të gjithë tenistëve tanë!