Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Kledi Gaba dhe Denis Gaba në Çerekfinale të turneut ndërkombëtar “NSP Open 2024” 16&U

Kledi Gaba dhe Denis Gaba në Çerekfinale të turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2024” 16&U, Category 3, që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë.
Kledi GABA mundi me rezultatin 6-1, 6-4 tenistin Kristian STEFANOV nga Bullgaria, ndërsa Denis GABA mundi me rezultatin 7-6(4), 2-6, 6-3 tenistin Mattia PESCOSOLIDO nga Italia duke arritur kështu të kalojnë në çerekfinale të këtij turne ndërkombëtar.
Në çerekfinale sot Kledi GABA do të ndeshet me Denis Valentin DRAGOMIR nga Rumania ndërsa Denis GABA do të ndeshet me Nicolo’ CAMPETTI nga Italia.
Po ashtu në përballjet Vajza Double, tenistja shqiptare Enki HYSENI arrin në Çerekfinale, ku së bashku me Ljubica CELEBIC nga Mali i Zi do të ndeshen me dyshen Martina CALVO GALYAMOVA nga Spanja dhe Sofiya KIROVA nga Kazakistani pasi mundën dyshen Ambre BERTRAND dhe Lohann CUXAC nga Franca me rezultatin 0-6, 7-6(4), 10-8 rezultat që i çoi në çerekfinale.
I urojmë shumë fat tenistëve tanë në vazhdim!

Ndaje me miq