Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Shpallen fituesit e turneut “Shkodra Indoor” të kategorive U10 & U14.

Fituese në kategorinë U14 Vajza rezultoi Eva Angelina Radoman nga Mali i Zi dhe finaliste Enki Hyseni.
Kledi Gaba u shpall fitues në kategorinë U14 Djem dhe finalist Alex Prifti.
Ndërsa në kategorinë U10 Vajza fituese rezultoi Ola Dano dhe finaliste Nergis Nikprelaj ndërsa fitues në kategorinë U10 Djem u shpall Martin Bushati dhe finalist Jonis Gaba.
Falenderojmë të gjithë tenistët që morën pjesë në këtë turne të zhvilluar në Adriatic Tennis Park në Shkodër dhe i urojmë suksese të tjera në vijim!