Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Federata Shqiptare e Tenisit përmbylli me sukses turneun ndërkombëtar “Shkodra Open 2026”, aktivitet i Tennis Europe Junior Tour, U16 – Category 3, i cili u zhvillua gjatë datave 14-19 Shtator 2026 në Adriatic Tennis Park, Shkodër.
Turneu mblodhi në Shkodër tenistë të rinj nga vende të ndryshme të Europës, duke sjellë një javë të mbushur me emocione, konkurrencë dhe ndeshje të nivelit të lartë në kategorinë U16.
Një sukses i veçantë për tenisin shqiptar ishte titulli i Alex Priftit 🇦🇱, i cili u shpall kampion në Boys Singles, ndërsa Arbër Dano 🇦🇱 arriti deri në fazën gjysmëfinale.
🏆 Fituesit dhe finalistët e turneut:
Djem Singles U16
🥇 Fitues: Alex Prifti 🇦🇱
🥈 Finalist: Maximilian Hajcik 🇩🇪
Vajza Singles U16
🥇 Fituese: Amajla Kadric
🥈 Finaliste: Ailin Bakiyeva 🇰🇿
Djem Doubles U16
🥇 Fitues: Maximilian Hajcik 🇩🇪 & Darjan Panovski 🇲🇰
🥈 Finalistë: Lorenzo Butigan 🇭🇷 & Jan Parascandalo 🇲🇹
Vajza Doubles U16
🥇 Fituese: Ailin Bakiyeva 🇰🇿 & Natalija Sulaver
🥈 Finaliste: Matilde Mantelli 🇮🇹 & Sultana Temirkhanova 🇰🇿
Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Alex Priftin dhe Arbër Danon për paraqitjet e tyre, si dhe të gjithë sportistët që morën pjesë në këtë aktivitet ndërkombëtar.
Urime të gjithë fituesve dhe finalistëve dhe shumë suksese në vazhdim!

Ndaje me miq