Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Shkodra Open / Pjesëmarrje rekord të tenistëve shqiptar në një turne Tennis Europe

Pjesëmarrje rekord të tenistëve shqiptar në një turne Tennis Europe ndodh në turneun ndërkombëtar “Shkodra Open” i kategorisë U16, që zhvillohet për herë të parë në qytetin e Shkodrës.
•Plot 14 lojtarë shqiptarë, vajza dhe djem, do të ndeshen gjatë kësaj jave me tenistë nga vende të ndryshme të botës si nga: Australia, Italia, Ukraina, Polonia, Greqia etj. në kompleksin “Adriatic Tennis Park” në qytetin verior të Shqipërisë.
•Numri i lartë i pjesëmarrjes nga tenistët shqiptar dëshmon edhe njëherë nivelin e lartë sportiv që këta lojtarë kanë arritur, duke qenë të kualifikuar të konkurrojnë me tenistë të talentuar nga shumë vende të botës.
• Ndërkohë sot, në turneun “Shkodra Open” po zhvillohen ndeshjet kualifikuese.
• I urojmë shumë fat të gjithë tenistëve pjesëmarrës!