Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Projekti “Sporti për Zhvillim” JTI në Thumanë

Në bazë të projektit “Sporti për Zhvillim” i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Federatën Shqiptare të Tenisit në kuadër të nismës “Junior Tennis Initiative” nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit ITF u zhvillua në Thumanë të Krujës festivali i tenisit.
Disa prej tenistëve më të mirë shqiptarë të grupmoshave të ndryshme u angazhuan me fëmijë dhe të rinj të zonës, duke i njohur me sportin e bukur të tenisit.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte masivizimi i sportit të tenisit në qytetin e Krujës dhe Fushë Krujës si dhe edukimi i të rinjve nëpërmjet ushtrimit të sportit me vlerat Olimpike.

Ndaje me miq