Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

mas

Projekti “Sporti për Zhvillim” JTI në Thumanë

Në bazë të projektit “Sporti për Zhvillim” i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Federatën Shqiptare të Tenisit në kuadër të nismës “Junior Tennis Initiative” nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit ITF u zhvillua në Thumanë të Krujës festivali i tenisit. Disa prej tenistëve më të mirë shqiptarë të grupmoshave të ndryshme u angazhuan me fëmijë dhe të rinj të zonës, duke i njohur me sportin e bukur të tenisit. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte masivizimi i sportit të tenisit në qytetin e Krujës dhe Fushë Krujës si dhe edukimi i të rinjve nëpërmjet ushtrimit të sportit me vlerat Olimpike.

Projekti “Sporti për Zhvillim” JTI në Thumanë Read More »

Gresi Bajrit i dorëzohet flamuri kombëtar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi

Tenistja jonë kampione Gresi Bajri u përzgjodh si sportistja të cilës do t’i dorëzohej flamuri kombëtar shqiptar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit zj.Evis Kushi në ceremoninë e dorëzimit të flamurit kombëtar për ekipin shqiptar në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Kjo ceremoni u zhvillua në prani të Presidentit të KOKSH z.Fidel Ylli, Kryetarit të Bashkisë Tiranë z.Erjon Veliaj, Presidentit të FSHT z.Ferdinand Sulo, Shefit të Misionit Diplomatik të Algjerisë z.Ridha Nebais, zv/Kryetarit të MAS z.Endrit Hoxha, Sekretarit të Përgjithshëm të FSHT z.Klaus Bardeli, Sekretarit të Përgjithshëm të KOKSH z.Gerti Shima, përfaqësuesve të të gjitha federatave dhe sportistëve pjesëmarrës. Lojërat Mesdhetare Oran 2022 do të zhvillohen në datat 25 Qershor – 6 Korrik 2022. Në këtë eveniment do të marrin pjesë tenistët shqiptar: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Martin Muedini. I urojmë shumë suksese në përfaqësimin e ngjyrave të kombit tonë në eventin më të madh sportiv mesdhetar.

Gresi Bajrit i dorëzohet flamuri kombëtar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi Read More »