Federata Shqiptare e Tenisit

Ekipi kombëtar i vajzave mbërrin në Kishinau për Billie Jean King Cup 2025!

Ekipi kombëtar i vajzave të kategorisë së të rriturave ka mbërritur dje në Kishinau, Moldavi, ku ka nisur përgatitjet për ndeshjet e Kampionatit Botëror Ekipor të Femrave “Billie Jean King Cup by Gainbridge – Europe Group III”, i cili zhvillohet nga 16 deri më 21 Qershor 2025. Shqipëria ka rënë në short në Grupin B, së bashku me Moldavinë, Irlandën dhe Azerbajxhanin, në një grup të fortë me përfaqësuese të përgatitura dhe me përvojë. Përbërja e ekipit shqiptar: Gresi Bajri Kristal Dule Anatereza Guli Enki Hyseni Nën drejtimin e kapitenit Tedi Kaso Ndeshjet e raundit të parë do të zhvillohen me sistemin “round robin” dhe më pas do të vijojnë fazat e dyta me duele për vendosjen e renditjes dhe ngjitjen në grupin e dytë. U urojmë vajzave tona përfaqësuese stërvitje të mbarë dhe suksese në fushë!  Forca Shqipëria!

Rea Qinami fituese në “Ladies Open 2023”, Kosovë

Rea Qinami shpallet fituese e turneut “Ladies Open 2023” i organizuar nga Federata e Tenisit e Kosovës që u zhvillua gjatë datave 11-12 Nëntor. Tenistja Rea Qinami nga Shqipëria u përball në finale me Forta Morina nga Kosova dhe fitoi me rezultatin 6-4, 6-0. I urojmë suksese të tjera në vijim!

“Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III”, ekipi kombëtar në Shkup

Ekipi kombëtar i vajzave shqiptare të kategorisë së të rriturave ka mbërritur që ditën e djeshme në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku po të stërvitet për ndeshjet e Kampionatit Botëror Ekipor të Femrave “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” që fillojnë nesër. Ekipi shqiptar i vajzave që përfaqësojnë Shqipërinë në “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” përbëhet nga: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Rea Qinami nën drejtimin e kapitenit Tedi Kaso. I urojmë shumë suksese ekipit tonë!

Përgatitja BJKC 2023 – Ekipi kombëtar i vajzave grumbullohet në Ulqin të Malit të Zi

Ekipi kombëtar i vajzave shqiptare të kategorisë së të rriturave është grumbulluar në Ulqin të Malit të Zi, në Klubin e Tenisit “Bellevue” ku do të stërvitet për 2 javë rresht si parapërgatitje për pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror Ekipor të Femrave “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” që do të zhvillohet në 18 Qershor në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Stërvitja gjatë këtyre 2 javëve do të jetë intensive dhe sipas një programi të avancuar nën drejtimin e kapitenit të ekipit Tedi Kaso. Terreni i fushave të tenisit në Ulqin i përshtatet edhe terrenit të fushave ku do të zhvillohet kampionati botëror ekipor i femrave. Ekipi kombëtar i vajzave që përfaqësojnë Shqipërinë në “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” përbëhet nga: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Rea Qinami. Grumbullimi i ekipit tonë të vajzave për t’u stërvitur përkon me qëllimin për t’u prezantuar me një performancë sa më mirë në “Billie Jean King Cup”. I urojmë stërvitje të mbarë ekipit dhe suksese në vazhdim!