Federata Shqiptare e Tenisit

NSP Open 2025 TEJT; Bruno Giovanni Condorelli nga Italia dhe Anna Kunetsova nga Ukraina

Bruno Giovanni Condorelli nga Italia dhe Anna Kunetsova nga Ukraina shpallen fitues të turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “National Sport Park Open 2025” 14&U, Category 3 që u mbajt këtë javë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Në këtë turne morën pjesë më shumë se 120 tenistë nga 28 shtete të ndryshme të botës, si: Belgjikë, Francë, Itali, Austri, Turqi, Kazakistan, Izrael etj. por edhe tenistë shqiptarë.
Fituesit dhe finalistët sipas kategorive:
Djem Singles
Fitues: 🥇Bruno Giovanni Condorelli nga Italia
Finalist: 🥈Zakaria Azzaz nga Franca
Vajza Singles
Fituese: 🥇Anna Kuznetsova nga Ukraina
Finaliste: 🥈Amina Subkhangulova nga Rusia
Djem Doubles
Fitues: 🥇Bruno Giovanni Condorelli dhe Ruggero Condorelli nga Italia
Finalistë: 🥈Platon Gripich nga Rusia dhe Temirlan Zhantemirov nga Kazakistani
Vajza Doubles
Fituese:🥇Serra Hasanbasoglu nga Turqia dhe Cara Nitescu nga Hollanda
Finaliste: 🥈Anita Furi nga Italia dhe Amina Subkhangulova nga Rusia
Të pranishëm në ndarjen e trofeve ishte edhe z. Luigi Mattirolo – Zv. Ambasadori i Italisë në Shqipëri dhe z. Ferdinand Sulo – President i Federatës Shqiptare të Tenisit.
Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese!

Ndaje me miq