Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Martin Bushati fiton dy ndeshjet e para në Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour – Category 2 – U12

Martin Bushati fiton dy ndeshjet e para të turneut ndërkombëtar “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour – Category 2” U12.
Tenisti shqiptar Martin Bushati ka fituar me rezultatin 6-0, 6-2 përballjen e parë me tenistin nga Kosova Morihei Duraku dhe ndeshjen e dytë me rezultatin 6-4, 6-3 ndaj tenistit nga Turqia, Efe Ariman.
Në këtë turne marrin pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si Gjermani, Itali, Zvicër, Turqi, Kazakistan etj. por edhe tenistë shqiptarë.
Drejtor turneu i “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour – Category 2 – 12&U” është Albi Sulo dhe Kryegjyqtar Çetin Kesici.
I urojmë suksese të gjithë tenistëve!