Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Fituesit e kategorive U10, U1, U14 të turneut “Shkodra Indoor”

Përfundoi me sukses Turneu “Shkodra Indoor” i zhvilluar në datat 27-28 Tetor 2021, në qytetin e Shkodrës, i organizuar nga FSHT dhe klubi sportiv “Shkodra Tennis Club”.
Në këtë turne morën pjesë 32 djem e vajza nga klubet dhe shoqatat e tenisit nga i gjithë vendi që garuan në kategoritë U10 dhe U14.
Vendin e parë në U10 për djem e fitoi Ares FERHATI, ndërsa për vajza triumfoi Eva Angelina RADOMAN.
Vendin e parë në U14 për djem e fitoi Kledi GABA, i cili mposhti tenistin Damjan METHASANI me rezultatin me rezultatin 7-5, 7-5, të ndjekur nga Arlis MUKA dhe Denis GABA.
Vendin e parë në U14 për vajza e meritoi Ajri HOXHA e cila fitoi ndaj tenistes AnaTereza GULI me rezultatin 6-4, 6-4, ndjekur nga Emeli BILALI dhe Enki HYSENI.
Organizim i bukur nën drejtimin e z. Alban DANI dhe Dino MEHMEDOVIQ (zyrtarë të turneut) dhe z. Bati VARFI (kryegjyqtar).
Rezultatet më të detajuara të turneut mund t’i ndiqni në: https://courthive.com/live/FSHT
(Nëntor 2021)