Federata Shqiptare e Tenisit

Denis Gaba shpallet fitues i turneut “8 BEST Tournament 2025” për të rritur, të organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, këtë fundjavë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë.
Tetë lojtarët më të mirë të kategorisë për të rritur u përballën mes tyre për trofeun e këtij turneu, i cili rezultoi me shpalljen si gjysmëfinalistë të Enian Mehmetit dhe Genajd Shyphejas, finalist të Martin Muedinit dhe fitues të Denis Gabës, me rezultatet si më poshtë:
Gjysmëfinale:
Denis Gaba – Genajd Shypheja 6-0, 6-3
Martin Muedini – Enian Mehemeti 6-1, 6-2
Finale:
Denis Gaba – Martin Muedini 6-3, 6-2

Falënderojmë lojtarët pjesëmarrës për ndeshjet e bukura dhe plot emocion!

Ndaje me miq