Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

“KORÇA OPEN 2026” kurorëzon fituesit e kategorive të moshave U12 dhe ROG

Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Korça Club organizoi me sukses në qendrën sportive të qytetit të Korçës turneun “KORÇA OPEN 2026” për kategoritë ROG dhe U12 për djem dhe vajza. Turneu mblodhi tenisistë të rinj nga klube të ndryshme të vendit, të cilët zhvilluan ndeshje shumë të bukura dhe konkurruese, duke treguar nivel të mirë teknik dhe shpirt sportiv gjatë gjithë aktivitetit. Fituesit dhe finalistët. U12 Djem Blin Papa Dion Llusku Red Djem Arvi Samara Arjan Zhilla Green Djem Jorik Aliaj Alan Pelinku U12 Vajza Katalea Preni Helia Hysaj Red Vajza Marisa Larti Maria Treska Orange Vajza Reina Sukaj Siandra Azisllari Suksese të gjithëve në vazhdim!

Gresi Bajri merr pjesë në turneun prestigjioz ITF W50 në Pelham, SHBA

Tenistja shqiptare Gresi Bajri vazhdon përfaqësimin e saj në arenën ndërkombëtare, duke marrë pjesë këtë javë në turneun profesionist W50 Pelham, AL, pjesë e kalendarit të ITF Women’s World Tennis Tour. Turneu zhvillohet nga 18 deri më 24 maj 2026 në qytetin Pelham, në kompleksin Pelham Racquet Club, dhe luhet në fusha me dhe (clay). Ky kompeticion konsiderohet një nga turnetë më të rëndësishëm të nivelit W50 në Shtetet e Bashkuara, me fond shpërblimi prej 40,000 dollarësh dhe me pjesëmarrjen e shumë lojtareve profesioniste nga vende të ndryshme të botës. Gresi Bajri është pjesë e fazës kualifikuese të turneut dhe po fiton eksperiencë të rëndësishme në një nivel të lartë konkurrues. Sipas shortit, ajo përballet në raundin e parë kualifikues me tenisten amerikane R. Smith. Pjesëmarrja në evente të tilla ndërkombëtare është shumë e vlefshme për zhvillimin profesional të lojtares shqiptare. Tenisi shqiptar vijon të prezantohet denjësisht në circuitin profesional ndërkombëtar përmes sportisteve të reja me potencial dhe ambicie për të avancuar më tej në arenën botërore.

Turneu ndërkombëtar “ITF World Tennis Tour Juniors Tirana Open 2026” shpall fituesit

Ka përfunduar me sukses turneu ndërkombëtar i nivelit botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘Tirana Open 2026’ J30 Tirana, i mbajtur gjatë datave 11-16 Maj në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort” si bashkëpunim i Federatës Shqiptare të Tenisit me Tennis Eralb Club. Në këtë turne morën pjesë mbi 130 tenistë nga shtete të ndryshme të botës, mes të cilëve edhe tenistë shqiptarë si Denis Gaba që arriti deri në çerekfinale. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Antonio Di Rubba nga Italia Finalist: Joao Pedro Nardi nga Italia Vajza Singles Fituese: Aurora Piccinini nga Italia Finaliste: Nathalie Charlize Miskovsky nga Çekia Djem Doubles Fitues: Attila Montague nga SHBA & Nico Sommer nga Zvicra Finalistë: Joao Pedro Nardi dhe Daniel Tonucci nga Italia Vajza Doubles Fituese: Natalie Irahola nga Çekia & Aurora Piccinini nga Italia Finaliste: Julia Ehrenberger & Anna Posch nga Austria Falënderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe ju urojmë suksese në vazhdim!

DURRËSI JUNIOR 2026 – Fitues: Jonis Gaba e Siara Tola në U14 dhe Serzh Balluku e Kataleia Preni në U12

Jonis Gaba e Siara Tola në U14 dhe Serzh Balluku e Kataleia Preni në U12 shpallen fitues të “DURRËSI JUNIOR 2026” Është përmbyllur turneu “DURRËSI JUNIOR” për grupmoshën U12 dhe U14 në qytetin e Durrësit, organizuar këtë fundjavë nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Plus Club. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U14 Djem Fitues: Jonis Gaba Finalist: Floid Kaso U14 Vajza Fituese: Siara Tola Finaliste: Haidi Hysaj U12 Djem Fitues: Serzh Balluku Finalist: Dion Llusku U12 Vajza Fituese: Kataleia Preni Finaliste: Helia Hysaj Urime fituesve dhe suksese të gjithë tenistëve!

Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2026” U16

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2026” U16, Category 3, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, i cili u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës, si Belgjika, Italia, Franca, Suedia, Greqia, Austria, etj., si edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët e këtij turneu sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Gennaro Scalese nga Italia Finalist: Gonçalo Pereira nga Portugalia Vajza Singles Fituese: Antonia Anastasia Papagapitou nga Greqia Finaliste: Eirini Bekiari nga Greqia Djem Doubles Fitues: Gennaro Scalese nga Italia & Gonçalo Pereira nga Portugalia Finalistë: Pietro Tombari & Gabriele Zappatore nga Italia Vajza Doubles Fituese: Kitti Zvabo & Vivien Zvabo nga Italia Finaliste: Antonia Anastasia Papagapitou & Maria Koukoutsi nga Greqia. Falënderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe ju urojmë suksese në vazhdim!

Alex Prifti në gjysmëfinale të NSP Open 2026

Tenisti shqiptar Alex Prifti ka siguruar gjysmëfinalen e turneut ndërkombëtar “NSP Open 2026-Tennis Europe Junior Tour”, i cili po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, si pjesë e kalendarit ndërkombëtar të Federatës Shqiptare të Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club për vitin 2026. Në çerekfinale, Alex Prifti zhvilloi një paraqitje shumë të mirë duke mposhtur tenistin serb Andrija Bojovic me rezultatin 7-6, 6-3, në një ndeshje të luftuar dhe me nivel të lartë loje. Me këtë fitore, Prifti vazhdon rrugëtimin e tij të suksesshëm në turne dhe në gjysmëfinale do të përballet me tenistin italian Gennaro Scalese, në një tjetër sfidë të rëndësishme për një vend në finale. I urojmë suksese në vijim tenistit tonë, Alex!

Tenistja shqiptare Gresi Bajri garon në turneun ndërkombëtar UTR PTT Concord Women 01

 Tenisi shqiptar vijon të përfaqësohet në arenën ndërkombëtare, këtë herë përmes lojtares së talentuar Gresi Bajri, e cila po merr pjesë në turneun UTR PTT Concord Women 01, një kompeticion i rëndësishëm i circuitit UTR për femra. Bajri është pjesë e Grupit D, ku ka zhvilluar dhe pritet të zhvillojë disa përballje gjatë kësaj jave, përfshirë ndeshje kundër lojtareve si Mouna Bouzgarrou dhe Nagniba N’Tcha. Turneu zhvillohet në fushë me dhe (red clay) dhe është i strukturuar me sistem grupesh, ku çdo lojtare ka mundësinë të luajë disa ndeshje, përpara fazës finale. Gresi Bajri konsiderohet si një nga lojtaret më të mira shqiptare, duke qenë numri 1 në Shqipëri dhe me eksperiencë në kompeticione ndërkombëtare si Billie Jean King Cup. Pjesëmarrja në turne si UTR PTT Concord Women 01 është një hap i rëndësishëm në karrierën e saj, duke i dhënë mundësi të përballet me nivele të ndryshme loje dhe të rrisë më tej ranking-un dhe eksperiencën ndërkombëtare.

Tennis Europe Junior Tour “Tirana Open 2026” U16

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Tirana Open 2026” U16, Category 3, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, i cili u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës, si Italia, Sllovenia, Çekia, Austria, Turqia, etj., si edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët e këtij turneu sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Marco Mastropasqua Finalist: Alessio Cardillo Vajza Singles Fituese: Nadja Knezevic Finaliste: Antonia Anastasia Papagapitou Djem Doubles Fitues: Marco Mastropasqua & Alessio Cardillo Finalistë: Ianis alberto Crucero & Davide Dagnino Vajza Doubles Fituese: Antonia Anastasia Papagapitou & Elena Tarasiadi Finaliste: Brina Bergelj & Zara Bergejl Falënderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe ju urojmë suksese në vazhdim!

ADRIATIC TENNIS CUP I – ROG & U14 shpall fituesit

Federata Shqiptare e Tenisit dhe Shkodra Tennis Club kanë përmbyllur me sukses turneun “ADRIATIC TENNIS CUP I – ROG & U14” Më poshtë gjeni Fituesit dhe Finalistët e ADRIATIC TENNIS CUP I – ROG & U14 sipas kategorive: U14 Djem Fitues: Jonis Gaba Finalist: Luis Koro U14 Vajza Fituese: Siara Tola Finaliste: Haidi Hysaj Green Vajza Fituese: Aria Simiçia Finaliste: Helia Hysaj Orange Vajza Fituese: Entela Vreto Finaliste: Reina Sukaj Orange Djem Fitues: Ares Kurtoviq Finalist: Jorik Gashi I urojmë suksese në vijim të gjithë fituesve dhe pjesëmarrësve!

ITF World Tennis Tour Juniors Shkodra Open 2026

Turneu ndërkombëtar “ITF World Tennis Tour Juniors Shkodra Open 2026” shpall fituesit. Ka përfunduar me sukses turneu ndërkombëtar i nivelit botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘Shkodra Open 2026’ J30 Shkodër, i mbajtur gjatë datave 20-25 Prill në Adriatic Tennis Park, Shkodër. Në këtë turne morën pjesë mbi 120 tenistë nga shtete të ndryshme të botës, mes të cilëve edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Girls Singles Saida Ismail Francesca Fuzio Boys Singles Kristijan Janev Luka Lukovac Girls Doubles Elsen Nil Aldemir / Serra Hasanbasoglu Francesca Fuzio / Clarissa Santi Boys Doubles Kristijan Janev / Erion Neziri Vaclav Barina / Luka Lukovac Urime të gjithë pjesëmarrësve për performancën dhe shpirtin sportiv!