Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Një tjetër paraqitje e rëndësishme e tenisit shqiptar në arenën ndërkombëtare! Arbër Dano është shpallur gjysmëfinalist në turneun ndërkombëtar “Shkodra Open 2026”, aktivitet i Tennis Europe Junior Tour, U16 – Category 3, i zhvilluar në Adriatic Tennis Park në Shkodër.
Arbër Dano zhvilloi një paraqitje shumë të mirë përgjatë garës, duke arritur deri në fazën gjysmëfinale.
Në çerekfinale, Arbër Dano 🇦🇱 mposhti Selim Cemal Yildiz 🇲🇰 me rezultatin 6-2, 6-4, duke siguruar një vend mes katër tenistëve më të mirë të turneut.
Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Arbër Danon për këtë paraqitje të rëndësishme ndërkombëtare dhe për rrugëtimin e tij deri në gjysmëfinalen e “Shkodra Open 2026”.
Urime Arbër dhe shumë suksese në vazhdim!

Ndaje me miq