Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Federata Shqiptare e Tenisit përmbylli me sukses turneun “Adriatic Tennis Cup II 2026”, i cili u zhvillua gjatë datave 12-13 Shtator 2026 në Adriatic Tennis Park, Shkodër, në kuadër të aktiviteteve kombëtare të tenisit.

Turneu mblodhi në fushat e Adriatic Tennis Park tenistë të rinj në kategorinë U12, duke sjellë gjatë dy ditëve ndeshje të bukura, emocione dhe konkurrencë të fortë mes sportistëve të rinj.

🏆 Fituesit dhe finalistët U12:
Djem U12
🥇 Fitues: Serzh Balluku
🥈 Finalist: Blin Papa
Vajza U12
🥇 Fituese: Siara Tola
🥈 Finaliste: Kataleia Preni

Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Serzh Ballukun dhe Siara Tolën për fitimin e titujve, si dhe Blin Papën dhe Kataleia Prenin për arritjen në finalet e turneut.

Një urim i veçantë shkon për të gjithë sportistët pjesëmarrës, të cilët me përkushtimin dhe paraqitjet e tyre kontribuan në një aktivitet të bukur sportiv për tenisin e të rinjve në Shqipëri.

Urime të gjithë fituesve dhe finalistëve dhe shumë suksese në turnetë e ardhshëm!

Ndaje me miq