Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Anjel Hoxha, Kledi Gaba, Nergis Nikprelaj, Martin Bushati fitues të “Durrësi Open 2022”

Përfundon turneu “Durrësi Open 2022” për kategorinë ROG U-10 & U-14.
Fituese në kategorinë U14 Vajza u shpall Anjel Hoxha pas ndeshjes finale me rezultatin 6-4, 7-5 ndaj Enki Hyseni.
Fitues në kategorinë U14 Djem u shpall Kledi Gaba pas përballjes finale me Damian Methasanin me rezultatin 6-2, 6-3.
Ndërsa në kategorinë U10 Vajza fituese rezultoi Nergis Nikprelaj, ndjekur nga Ida Treska dhe Kiara Boci.
Në kategorinë U10 Djem fitues rezultoi Martin Bushati, ndjekur nga Morihei Duraku, Floid Kaso, Edi Duraku dhe Kristo Tomorri.
Organizim shumë i bukur nën drejtimin e z. Maks Prifti (zyrtar i turneut) dhe z. Dritan Dano (kryegjyqtar).
Rezultatet e aktivitetit mund ti ndiqni në: https://courthive.com/t/2347f9bf-fe94-4c8e-8dba-0e20d7806439?
Turneu i radhës në kalendarin e aktiviteteve të FSHT është “KAMPIONATI KOMBETAR INDIVIDUAL” në datat 3-5 Qershor 2022 në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.