Federata Shqiptare e Tenisit

Ekipi kombëtar i vajzave mbërrin në Kishinau për Billie Jean King Cup 2025!

Ekipi kombëtar i vajzave të kategorisë së të rriturave ka mbërritur dje në Kishinau, Moldavi, ku ka nisur përgatitjet për ndeshjet e Kampionatit Botëror Ekipor të Femrave “Billie Jean King Cup by Gainbridge – Europe Group III”, i cili zhvillohet nga 16 deri më 21 Qershor 2025. Shqipëria ka rënë në short në Grupin B, së bashku me Moldavinë, Irlandën dhe Azerbajxhanin, në një grup të fortë me përfaqësuese të përgatitura dhe me përvojë. Përbërja e ekipit shqiptar: Gresi Bajri Kristal Dule Anatereza Guli Enki Hyseni Nën drejtimin e kapitenit Tedi Kaso Ndeshjet e raundit të parë do të zhvillohen me sistemin “round robin” dhe më pas do të vijojnë fazat e dyta me duele për vendosjen e renditjes dhe ngjitjen në grupin e dytë. U urojmë vajzave tona përfaqësuese stërvitje të mbarë dhe suksese në fushë!  Forca Shqipëria!

Billie Jean King Cup, Ekipi shqiptar i vajzave mbërrin në Moldavi

Ekipi kombëtar i vajzave shqiptare të kategorisë së të rriturave ka mbërritur që ditën e djeshme në Kishinau të Moldavisë ku po të stërvitet për ndeshjet e Kampionatit Botëror Ekipor të Femrave “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” që fillojnë sot ku Shqipëia do të përballet me Armeninë. Ekipi shqiptar i vajzave që përfaqësojnë Shqipërinë në “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” përbëhet nga: Kristal Dule, Rea Qinami dhe Anatereza Guli nën drejtimin e kapitenit Tedi Kaso.I urojmë shumë suksese ekipit tonë!

Albanian Bowl Tournament: Fitues Kledi Gaba, AnaTereza Guli, Denis Gaba, Ares Ferhati, Anjel Hoxha

“Albanian Bowl Tournament” ishte turneu i rradhës i Federatës Shqiptare të Tenisit dhe Shkodra Tennis Club i kategorisë U12, U14 dhe U18 i zhvilluar në Shkodër këtë fundjavë. Fitues i kategorisë U18 Djem u shpall Kledi Gaba pas finales me tenistin malezez Belmin Sabovic, ndërsa në kategorinë U18 Vajza fituese rezultoi Anatereza Guli në finale me Ajri Hoxhën. Fitues i kategorisë U14 Djem u shpall Denis Gaba dhe finalist Alex Prifti, ndërsa në kategorinë U14 Vajza fituese doli Eva Radoman pasi mundi në finale Nadia Knezeci po nga Mali i Zi. Fitues në kategorinë U12 Djem rezultoi Ares Ferhati pas finales me Arbër Danon, kurse për kategorinë U12 Vajza fituese u shpall Anjel Hoxha dhe finaliste Stasa Glaborevic nga Mali i Zi. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese në vijim!