Federata Shqiptare e Tenisit përmbylli me sukses edicionin e 4-t të turneut ndërkombëtar “World Tennis Masters – Shkodra Open 2026”, një aktivitet që e ktheu Shkodrën në një pikë takimi për tenistë nga Shqipëria dhe vende të tjera.
Katër ditë me garë, emocione, miqësi dhe sport të bukur u zhvilluan në fushat e Adriatic Tennis Park, duke sjellë një tjetër aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar të tenisit në qytetin e Shkodrës.
Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë fituesit, finalistët dhe pjesëmarrësit për garën dhe përkushtimin e tyre, si dhe sportistët, organizatorët, gjyqtarët, partnerët, mbështetësit dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin me sukses të këtij edicioni.



















