Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Shkodra Open World Tennis Masters – MT100 2026

Federata Shqiptare e Tenisit përmbylli me sukses edicionin e 4-t të turneut ndërkombëtar “World Tennis Masters – Shkodra Open 2026”, një aktivitet që e ktheu Shkodrën në një pikë takimi për tenistë nga Shqipëria dhe vende të tjera. Katër ditë me garë, emocione, miqësi dhe sport të bukur u zhvilluan në fushat e Adriatic Tennis Park, duke sjellë një tjetër aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar të tenisit në qytetin e Shkodrës. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Women’s Singles 30+ Angeliki Karamano – Xhesjona Mamutaj Men’s Singles 30+ Granit Bajraliu – Erarber Dervishi Men’s Singles 40+ Florian Dabulla – Arjan Shanaj Men’s Singles 50+ Andrian Bleta – Ervin Hasko Men’s Doubles 30+ Granit Bajraliu & Valon Rexhepi – Gert Meta & Vasillaq Kristo Men’s Doubles 40+ Andi Bilali & Ceno Klosi – Gezim Galiqi & Alban Hasani Mixed Doubles Angeliki Karamano & Rabin Velo – Xhesjona Mamutaj & Elton Doma Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë fituesit, finalistët dhe pjesëmarrësit për garën dhe përkushtimin e tyre, si dhe sportistët, organizatorët, gjyqtarët, partnerët, mbështetësit dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin me sukses të këtij edicioni.

Shpallen fituesit e “J60 Tirana Open 2026” – World Tennis Tour Juniors

Federata Shqiptare e Tenisit përmbylli me sukses turneun ndërkombëtar “J60 Tirana Open 2026”, pjesë e World Tennis Tour Juniors, i cili u zhvillua gjatë datave 21-26 Shtator 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Turneu ndërkombëtar mblodhi në Tiranë tenistë të rinj nga vende të ndryshme të botës, të cilët garuan në kategoritë Boys Singles, Girls Singles, Boys Doubles dhe Girls Doubles. Fituesit dhe finalistët: Boys Singles Petar Ciangherotti– Nikolaos Papavasiliu Finale: 6-3, 6-1 Girls Singles Mila van der Lecq – Viktorie Havlikova Finalja u mbyll me tërheqjen e Viktorie Havlikova. Boys Doubles Nikolaos Papavasiliu & Leo Wright – Filip Sebek & Tobias Zapsky Finale: 7-6(6), 4-6, [11-9] Girls Doubles Eva Halfarova & Viktorie Havlikova – Kristyna Prikrylova & Mila van der Lecq Finale: 6-2, 6-4 Një paraqitje të mirë në këtë turne zhvilluan edhe tenistët shqiptarë, me Dalina Kokoshin që arriti deri në çerekfinale të Girls Singles, ndërsa Arbër Dano, Enian Mehmeti, Ares Ferhati, Denis Gaba dhe Alex Prifti garuan në Boys Singles e Doubles dhe Anjel Hoxha e Ariel Sulovari në Girls Singles. Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë sportistët shqiptarë për paraqitjet e tyre, si dhe të gjithë tenistët pjesëmarrës, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar. Urime të gjithë fituesve dhe finalistëve dhe shumë suksese në vazhdim!

Rea Qinami në Gjysmëfinale të J30 Peja Open ITF WTT Juniors

Rea Qinami arrin në Gjysmëfinale Doubles të turneut ndërkombëtar J30 Peja Open ITF World Tennis Tour Juniors që po zhvillohet në Kosovë. Rea gjatë këtij kompeticioni arriti deri në çerekfinale të përballjeve Singles pasi mundi me rezultatin 6-1, 6-0 tenisten Andrra Byçi nga Kosova dhe më pas tenisten Deniz Cakil nga Turqia me rezultatin 7-6, (8-6), 6-3. Ndërsa në përballjet Doubles Rea Qinami së bashku me partneren turke Deniz Cakil fituan kundër Milana Rasan-Buha nga Kroacia dhe Sim Sipahioglu nga Turqia me rezultatin 6-3, 6-3, ndërsa në çerekfinale mposhtën dyshen Yasemin Pehlivan nga Turqia dhe Vanya Virmani nga Kanadaja me rezultatin 6-3, 6-0, duke siguruar kështu Gjysmëfinalen. Urojmë tenisten tonë Rea Qinami për përfaqësimin dinjitoz në këtë kompeticion ndërkombëtar!