Federata Shqiptare e Tenisit përmbylli me sukses turneun ndërkombëtar “J60 Tirana Open 2026”, pjesë e World Tennis Tour Juniors, i cili u zhvillua gjatë datave 21-26 Shtator 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë.
Turneu ndërkombëtar mblodhi në Tiranë tenistë të rinj nga vende të ndryshme të botës, të cilët garuan në kategoritë Boys Singles, Girls Singles, Boys Doubles dhe Girls Doubles.
Finale: 6-3, 6-1
Finalja u mbyll me tërheqjen e Viktorie Havlikova.
Finale: 7-6(6), 4-6, [11-9]
Finale: 6-2, 6-4
Një paraqitje të mirë në këtë turne zhvilluan edhe tenistët shqiptarë, me Dalina Kokoshin që arriti deri në çerekfinale të Girls Singles, ndërsa Arbër Dano, Enian Mehmeti, Ares Ferhati, Denis Gaba dhe Alex Prifti garuan në Boys Singles e Doubles dhe Anjel Hoxha e Ariel Sulovari në Girls Singles.
Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë sportistët shqiptarë për paraqitjet e tyre, si dhe të gjithë tenistët pjesëmarrës, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar.














