Një tjetër paraqitje e rëndësishme e tenisit shqiptar në arenën ndërkombëtare! Arbër Dano është shpallur gjysmëfinalist në turneun ndërkombëtar “Shkodra Open 2026”, aktivitet i Tennis Europe Junior Tour, U16 – Category 3, i zhvilluar në Adriatic Tennis Park në Shkodër.
Arbër Dano zhvilloi një paraqitje shumë të mirë përgjatë garës, duke arritur deri në fazën gjysmëfinale.
Në çerekfinale, Arbër Dano
mposhti Selim Cemal Yildiz
me rezultatin 6-2, 6-4, duke siguruar një vend mes katër tenistëve më të mirë të turneut.
Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Arbër Danon për këtë paraqitje të rëndësishme ndërkombëtare dhe për rrugëtimin e tij deri në gjysmëfinalen e “Shkodra Open 2026”.
