Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

 Federata Shqiptare e Tenisit ka kënaqësinë të prezantojë ekipin kombëtar të femrave, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Billie Jean King Cup by Gainbridge – Europe Group III, që po zhvillohet në San Marino, nga 15 deri më 20 qershor 2026.
Ekipi i Shqipërisë:
Gresi Bajri
Kristal Dule
Enki Hyseni
Kapiten: Tedi Kaso
Pas hedhjes së shortit, Shqipëria është shortuar në Grupin D, ku do të përballet me:
🇦🇲 Armeninë
🇲🇪 Malin e Zi
🇦🇿 Azerbajxhanin
📅 Programi i ndeshjeve të Shqipërisë:
• 17 Qershor – 🇦🇱 Shqipëri 🆚 🇲🇪 Mali i Zi
• 18 Qershor – 🇦🇱 Shqipëri 🆚 🇦🇲 Armenia
• 19 Qershor – 🇦🇱 Shqipëri 🆚 🇦🇿 Azerbajxhani
Ky është kompeticioni më prestigjioz ekipor i tenisit për femra në nivel kombëtaresh, ku vajzat tona do të kenë mundësinë të përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe të garojnë për promovimin në Europe Group II.
I urojmë ekipit tonë shumë suksese dhe paraqitje dinjitoze në San Marino!

Ndaje me miq