Federata Shqiptare e Tenisit

Tenisti Floid Kaso së bashku me Edon Ademin nga Mali i Zi shpallen finalistë në kategorinë Djem Doubles 12 në turneun ndërkombëtar “National Sport Park Open U12 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2025”-Category 2, të zhvilluar nga data 1–7 Shtator në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Në këtë turne morën pjesë mbi 80 tenistë nga shumë shtete të ndryshme të Europës dhe botës, si: Francë, Turqi, Rumani, Itali, Greqi, por edhe tenistë shqiptarë.
Fituesit dhe finalistët sipas kategorive:
Djem Singles
🏆 Fitues: Leo Josse (Francë)
🥈 Finalist: Altaïr Juassov (Kazakistan)
Vajza Singles
🏆 Fitues: Matilde Pozza (Zvicër)
🥈 Finaliste: Lina Redza (Kosovë)
Djem Doubles
🏆 Fitues: Altaïr Juassov (Kazakistan) & Sergej Nikolic (Serbi)
🥈 Finalistë: Edon Ademi (Mal i Zi) & Floid Kaso (Shqipëri)
Vajza Doubles
🏆 Fitues: Lina Redza (Kosovë) & Matilde Pozza (Zvicër)
🥈 Finaliste: Ilaria Kerciku (Itali) & Maria Nica (Rumani)
Urime të veçanta për suksesin e tenistit shqiptar Floid Kaso dhe të gjithë fituesve e pjesëmarrësve të këtij turneu prestigjioz.

Ndaje me miq