Federata Shqiptare e Tenisit

Albania Open 2024 Tennis Europe Junior Tour – Category 3

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar U14 “Albania Open 2024 Tennis Europe Junior Tour – Category 3” që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.

Në kategorinë Djem/Singles fitues u shpall Filip SEBEK nga Çekia me rezultatin 4-6, 6-2, 6-2 ndaj finalistit nga Kyle WAN nga Hong Kongu.

Në kategorinë Vajza/Singles fituese u shpall tenistja rumune Maria Sophia BAJDECHI me rezultatin 5-7,6-4,6-1 dhe finaliste Learta MUHARREMI nga Kosova.

Në kategorinë Djem/Doubles fitues doli dyshja Giorgi BREGVADZE nga Kazakistani dhe Kyle WAN nga Hong Kongu me rezultatin 6-3,6-3 ndaj dyshes Damyan AVRAMOVSKI nga Bullgaria dhe Dimitrije GLIGOROV nga Serbia.

Në kategorinë Vajza/Doubles fituese doli dyshja malazeze Anja ADAMOVIC dhe Eva Angelina RADOMAN me rezultatin 4-6, 7-6(1),10-4 ndaj dyshes Yana VOLKOVA nga Rusia dhe Jana PESIC nga Mali i Zi.

I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

Ndaje me miq