Përfundoi sot kampi stërvitor “12&U Training Camp 2022” për kategorinë U12 nga Tennis Europe në bashkëpunim me International Tennis Federation në Antalia të Turqisë.
Në këtë aktivitet morën pjesë 11 ekipe U12 të shteteve të ndryshme të udhëhequra nga Goran Shevchenko.
U zhvilluan një sërë ushtrimesh por edhe ndeshjesh miqësore kur u arritën edhe disa fitore nga tenistët tanë.
Gjatë javës së parë:
Aleks PRIFTI fitoi ndaj Aleksej STOJANOVSKI (MK) 6-2/6-0.
Aleks PRIFTI fitoi ndaj Unik RAMADANI (KOS) 6-1 ku ky i fundit u tërhoq.
Në doubles: Alex PRIFTI dhe Ares FERHATI fitojnë me rezultatin 2-1 ndaj Unik RAMADANI(KOS) dhe Mahir BUTKOVIC(BIH).
Anjel HOXHA fitoi ndaj Nane SARGYSYAN (ARM) me rezultatin 7-6/6-1.
Anjel HOXHA fitoi ndaj Anastasija ARSOVSKA (MKD) me rezultatin 2-0.
Në doubles: Anjel HOXHA dhe Deniz ÇAKIL (TUR) fituarn me rezultatin 2-1 ndaj dyshes Nane SARGYSYAN (ARM) dhe Maria AZIZYAN (TUR).
Gjatë javës së dytë:
Aleks PRIFTI fitoi ndaj Aleksej STOJANOVSKI (MK) 2-0.
Aleks PRIFTI fitoi ndaj Petar AVETISYAN me rezultatin 2-0.
Anjel HOXHA fitoi ndaj Anastasija BOGAVAC (MNE) 2-0.
Anjel HOXHA fitoi ndaj Lina NIKOLOVSKA (MK) e cila u tërhoq.
Ares FERHATI fitoi ndaj Aleksej STOJANOVSKI (MK) me rezultatin 2-0.
Alex Prifti dhe Anjel Hoxha u renditën secili në vendin e 6-të në singles.
Pjesë e kampit stërvitor “ITF/Tennis Europe 12&U Training Camp 2022” ishin edhe dy trajnerët e ekipit shqiptar: Elda Vukatana dhe Maksi Prifti.
Gjithashtu sot përfundoi edhe “ITF/Tennis Europe 14&Under Development Championships” ku ekipi kombëtar u përfaqësua nga tenistët: Emili Bilali, Enki Hyseni, Kledi Gaba dhe Damian Methasani me trajner supervizor Tedi Kaso.
(Shkurt 2022)