Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U16″-Tennis Europe Junior Tour 2024

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U16 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2024”-Category 3, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.🎾
Në këtë turne morën pjesë rreth 100 tenistë nga shtete të ndryshme të botës, si: Poloni, Itali, Britani e Madhe, Suedi, SHBA, Turqi etj. por edhe tenistë shqiptarë.
Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Angelo DE CESARIS nga Italia me rezultatin 6-1, 6-2 ndaj finalistit nga Bullgaria Kristian STEFANOV.
Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall tenistja turke Serra HASANBASOGLU me rezultatin 6-3, 6-3 ndaj finalistes Linara BULESHEVA nga Kazakistani.
Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën Angelo DE CESARIS dhe Alessandro RICCARDI nga Italia me rezultatin 6-4, 6-3 ndaj dyshes së tenistë finalist polak Maksymilian STOPA dhe Jerzy FILIP URBAN.
Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën Linara BULESHEVA dhe Medina OTEPBERGEN nga Kazakistani me rezultatin 6-2, 4-6, 10-8 ndaj dyshes italiane finaliste Matilde IEZZA dhe Silvia MAFFI.
I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës!

Ndaje me miq