Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Turneu “J5 TIRANA OPEN U18” nga ITF dhe FSHT u mbyll me sukses

Turneu “J5 TIRANA OPEN U18” nga ITF i zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë u mbyll me sukses.
Pjesëmarrës në këtë turne ishin lojtarë nga vende të ndryshme të Europës, spikasin edhe 5 lojtarët shqiptarë si Gresi Bajri e Skerdi Hasa.
Gresi BAJRI arriti deri në gjysmë finale në Doubles dhe deri në raundin e dytë në Singles.
Ndërkohë po zhvillohen ndeshjet e turneut të dytë nga ITF World U18, ku Gresi BAJRI fitoi ndaj lojtares turke (e cila e eleminoi Gresin nga turneu i javës së shkuar) Ceylin IPEK me rezultatin 6-3, 6-2 dhe kaloi në raundin e dytë.
Ndërsa Skerdi HASA u eliminua nga numri 1 i turneut, Vit KALINA pas një loje të fortë që u mbyll me rezultatin 6-4, 6-0 për lojtarin çek.
Njekohesisht vijojnë ndeshjet Doubles ku presim edhe rezultate të kënaqshme.
(Shtator 2021)