Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2024”, Denis Gaba në gjysmëfinale!

Denis Gaba arrin në gjysmëfinale!
Tenisti shqiptar siguron gjysmëfinalen e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2024” 16&U, Category 3, që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë.
Gaba arriti të mund me rezultatin 6-4,7-6(4) tenistin italian Nicolo’ CAMPETTI. Një ndeshje e fortë kjo dhe me emocion, që i siguroi tenistit shqiptar gjysmëfinalen e këtij turneu të rëndësishëm.
Në Gjysmëfinale Denis GABA do të ndeshet me tenistin Mikhail MICHSHENKO nga Kazakistani.
I urojmë Denisit fitore në vazhdim dhe bravo për arritjen!

Ndaje me miq