Federata Shqiptare e Tenisit

Lojtarët shqiptarë të U14 në “Montenegro Cup 2024 – Tennis Europe Junior Tour”

Lojtarët shqiptarë të U14, Ares Ferhati, Arbër Dano, Alex Prifti, Anjel Hoxha dhe Glora Bushati po marrin pjesë në turneun ndërkombëtar “Montenegro Cup 2024 – Tennis Europe Junior Tour” që po zhvillohet gjatë kësaj jave në Nikshiq të Malit të Zi. Rezultatet e para kanë ardhur nga Arbër Dano dhe Alex Prifti të cilët kaluan në roundin e dytë të këtij turneu në përballjet Singles. Gjithashtu Ares Ferhati arrin në Gjysmëfinale në përballjet Doubles. I urojmë shumë suksese në vazhdim lojtarëve tanë!

2024 DC EU IV – Shqipëria fiton mbi Andorrën!

Ekipi kombëtar shqiptar i të rriturve Meshkuj ka arritur të mundë ekipin e Andorrës me rezultatin 2-1 në Kampionatin Botëror “2024 DAVIS CUP Europe Group IV” në Play Off (5th to 6th) zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Joan Sura fitoi me rezultatin 6-0, 6-3 ndaj Guillem Davasse Vidal në përballjen e parë Singles. Në përballjen e dytë Singles, pas një ndeshje të fortë Martin Muedini nuk arriti të mposht kundërshtarin Pablo Carrascosa me rezultatin 6-4, 3-6, 3-6. Në përballjen Doubles Dyshja e djemve shqiptarë Joan Sura dhe Daniel Ostap fituan me rezultatin 6-4, 2-6, 7-5 ndaj dyshes Eric Cevros Noguer dhe Jordi Trilla Clanchet. Një bravo për lojtarët e ekipit tonë të cilët dhanë maksimumin e tyre! Suksese të tjera!

Momente nga Ceremonia e “2024 DAVIS CUP EU IV” Tirana, Albania

U zhvillua sot ceremonia hapëse e Kupës Botërore të Tenisit për të Rritur Meshkuj “2024 Davis Cup – Europe IV” që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë aktivitet marrin pjesë ekipet kombëtare të tenisit të Armenisë, Liechtensteinit, Andorrës, Maltës, San Marinos, Islandës dhe Shqipërisë, të të rriturve meshkuj. Gjatë gjithë kësaj jave do të zhvillohen ndeshje individuale dhe dyshe të këtyre ekipeve. Ekipi shqiptar përbëhet nga lojtarët: Martin Muedini, Daniel Ostap, Joan Sura, Denis Gaba dhe kapitenët dhe trajnerët Përparim Zano dhe Ervin Rota. Të ftuar në ceremoninë hapëse ishin personalitete të sportit dhe politikës por jo vetëm ku përmendim: -Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Frida Pashako -Zv.Ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha -Përfaqësues i Federatës Botërore të Tenisit (ITF), Javier Moreno Perez -Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli. Ceremonia u drejtua nga Drejtori organizativ i Davis Cup Albi Sulo dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, Klaus Bardeli. Të gjithë ekipet parakaluan me flamujt e shteteve respektive përpara fillimit të ndeshjeve të para të këtij kompeticioni. I urojmë shumë fat ekipit tonë kombëtar dhe suksese të gjithë ekipeve pjesëmarrëse!

Hyseni e Prifti në U14 dhe Tola e Kotrri në U10 janë fituesit e “SHkodra Open 2024”

Është përbyllur turneu “Shkodra Open 2024” me kategorinë U10 dhe U14 të mbajtur në Adriatic Tennis Park gjatë datave 1-2 Qershor 2024, i organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Tenisit. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U14 VAJZAT Enki Hyseni Anjel Hoxha U14 DJEM Alex Prifti Arber Dano U10 VAJZAT Siara Tola Guendalita Sterkaj U10 DJEM Dasli Kotrri Blini Papa Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!

“NSP TOUR 2024” U12&U16 shpall fituesit

Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club organizoi këtë fundjavë turneun kombëtar “NSP TOUR 2024” për kategorinë U12 dhe U16 Meshkuj dhe Femra në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. Më poshtë gjeni Fituesit dhe Finalistët e NSP TOUR 2024 sipas kategorive: Djem U12 Fitues: Martin Bushati Finalist: Floid Kaso Vajza U12 Fituese: Siara Tola Finaliste: Kiara Boçi Djem U16: Fitues: Denis Gaba Finalist: Kledi Gaba Falenderojmë organizatorët e këtij turneu dhe pjesëmarrësit.

Gresi Bajri arrin në Gjysmëfinale të “J60 PODGORICA OPEN 2024”

Tenistja shqiptare ka arritur në gjysmëfinale të turneut botëror ITF World Tennis Tour Juniors “J60 PODGORICA OPEN 2024” që po zhvillohet këtë javë në Ulqin të Malit të Zi. Gresi Bajri mundi në çerekfinale tenisten Aleksandra Stevanovic nga Serbia me rezultatin 3-6, 7-6(4), 6-1 pas një ndeshje të fortë dhe plot emocione. Në gjysmëfinale tenistja e talentuar Gresi Bajri do të ndeshet me tenisten Dusica Popovski në rrugëtimin drejt fitores. I urojmë suksese Gresit dhe bravo e madhe për arritjet e deritanishme në çdo turne botëror!

NITESCU dhe CHENG fitues të Tennis Europe Junior Tour SHKODRA OPEN 2024

Ka përfunduar me sukses turneu i radhës ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2024’ 14&U Category 3, i mbajtur gjatë datave 13-18 Prill në Adriatic Tennis Park. Në të cilin turne morrën pjesë rreth 70 tenistë nga shtete të ndryshme të botës, të cilët zhvilluan ndeshje shumë të bukura dhe fair play. Falenderojmë të gjithë institucionet dhe individët që ndihmuan dhe kontribuan në realizimin e këtij turneu me sukses! Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Girls Singles Winner: Cara Nitescu Finalist: Justine Fuchs Boys Singles Winner: Jinxuan Cheng Finalist: Gonçalo Amorim Girls Doubles Winners:Valeriia Kaminskaia/Hermione Korpace Davies Finalists: Maryia Magro/ Cara Nitescu Boys Doubles Winners: Marco Brignoli/ Raz Ty Posca Finalists: Francesco Ferro/ Marco Patania

Gresi Bajri arrin në Gjysmëfinale të “J60 ULCINJ – MONTENEGRO OPEN 2024”

Tenistja Gresi Bajri ka arritur në gjysmëfinale të turneut botëror ITF World Tennis Tour Juniors “J60 ULCINJ – MONTENEGRO OPEN 2024” që po zhvillohet këtë javë në Ulqin të Malit të Zi. Gresi arriti të mund në çerekfinale tenisten Mariya Yemshanova nga Ukraina me rezultatin 6-3,6-1 duke vazhduar më tej në gjysmëfinale. I urojmë suksese tenistes sonë në vazhdim!

Anjel Hoxha dhe Alex Prifti me fitore në singles dhe doubles të Tennis Europe “Shkodra Open 2024”

Po vazhdojnë të zhvillohen ndeshjet e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Shkodra Open 2024” për grupmoshën 14&U gjatë datave 13-19 Maj në Adriatic Tennis Park, Shkodër. Tenistja, Anjel Hoxha eleminoi tenisten nga Mali i Zi, Stasa Globarevic me rezultat 6-2 6-2. Ndërsa në dyshe bashkë me Amelia Bednarska, eleminuan dyshen Camaj me rezultat 6-1 4-6 10-8. Ndërsa tek djemtë, Alex Prifti shënoi fitore kundër italianit, Francesco Ferro me rezultat 6-1 6-3. Përderisa në dyshe bashkë me Ioannis- Panagiotis Vasileiadis eleminuan dyshen, Arber Dano dhe Ilia Sanalatii me rezultat 6-0 6-7 10-6 Urime dhe suksese të tjera!