Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

2024 DC EU IV – Shqipëria fiton mbi Andorrën!

Ekipi kombëtar shqiptar i të rriturve Meshkuj ka arritur të mundë ekipin e Andorrës me rezultatin 2-1 në Kampionatin Botëror “2024 DAVIS CUP Europe Group IV” në Play Off (5th to 6th) zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.
Joan Sura fitoi me rezultatin 6-0, 6-3 ndaj Guillem Davasse Vidal në përballjen e parë Singles.
Në përballjen e dytë Singles, pas një ndeshje të fortë Martin Muedini nuk arriti të mposht kundërshtarin Pablo Carrascosa me rezultatin 6-4, 3-6, 3-6.
Në përballjen Doubles Dyshja e djemve shqiptarë Joan Sura dhe Daniel Ostap fituan me rezultatin 6-4, 2-6, 7-5 ndaj dyshes Eric Cevros Noguer dhe Jordi Trilla Clanchet.
Një bravo për lojtarët e ekipit tonë të cilët dhanë maksimumin e tyre!
Suksese të tjera!

Ndaje me miq