Federata Shqiptare e Tenisit

tournament

Ekipi kombëtar i vajzave në “Billie Jean King Cup 2021” Lituani

Pas kampionatit kombëtar, ekipi i kombëtares shqiptare për femra mbërrin në Vilnius, Lituani për ndeshjet e kampionatit botëror të tenisit, Billie Jean King Cup. Ekipi kombëtar për femra përbehet nga lojtaret: Gresi Bajri Kristal Dule Brunilda Mrruku Juna Dani Rea Qinami Gjatë gjithë javës së kaluar i gjithë ekipi përfaqësues i femrave dhe meshkujve janë grumbulluar dhe stërvitur intensivisht në qendrën Kombëtare të tenisit “National Sport Park” nga trajnerë të nivelit të dytë ITF në Shqipëri, z.Përparim Zano dhe z.Albi Sulo me programe të përshtatura për një përfaqësim sa më dinjitoz të kombëtares tonë. Sot pas orës 16.00 shpallet dhe shorti i kombëtares tonë në BJK Cup ku mund të shihet edhe grupi që kombëtarja jonë do të luajë. Federata jonë i uron sa më shumë sukses vajzave të ekipit kombëtar. (Qershor 2021)

Ekipi kombëtar i vajzave në “Billie Jean King Cup 2021” Lituani Read More »

Martin Muhedini dhe Kristal Dule janë kampionët e rinj të tenisit në Shqipëri

Ky është rezultati i kampionatit kombëtar të organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit zhvilluar në ambientet e “National Sport Park” në Tiranë. Ndërkohë në vendin e dytë për femra është renditur Grejsi Bajri, kurse për meshkuj Arbër Sulstarova. Më të mirët të renditur në këto kampionate do të jenë pjesë e ekipeve kombëtare që do të përfaqësojnë në kampionatet botërore për meshkuj dhe femra. Kombëtarja e femrave do të ketë në gjirin e saj tenistët, Kristal Dulen, Grejsi Bajrin, Brunilda Mrruku, Juna Danin dhe Rea Qinani. Ky ekip do të marrë pjesë në kualifikueset për “Billy Jean King Cup“ që do të zhvillohet në Lituani. Kurse ekipi i meshkujve, në përbërje të të cilit janë Elbi Mjeshtri, Daniel Ostap, Martin Muhedini dhe Arbër Sulstarova, do të marrin pjesë eleminatoret e kampionatit botëror të tenisit, ndeshjet e të cilit do të zhvillohet në Shkup. Ja dhe pritshmëritë e presidentit Ferdinand Sulo për kombëtaren e Shqipërisë. “Synojmë rritjen e cilësisë sportive dhe përballimin me dinjitet të ekipeve kundërshtare, ku janë mbi 20 ekipe pjesëmarrëse. Jemi modest në pretendimet tona”. Por pritshmëri kanë dhe kampionët Dule dhe Muhedini. “Presim të ngjitemi më lart, synojmë të fitojmë dy përballje në grup, do të ishte një arritje për ne”, ka deklaruar Muhedini. Ndërsa Dule është shprehur. “Them që do luajmë shumë mirë, më pas të shikojmë. Është hera e parë parë për ne në një kompeticion të tillë.” (Qershor 2021)

Martin Muhedini dhe Kristal Dule janë kampionët e rinj të tenisit në Shqipëri Read More »

“Tenis Korça” dhe FSHT organizojnë “Korça Open 2021”

U zhvillua në datat 29 – 30 Maj 2021 në fushat e Parkut Olimpik në qytetin e Korçës Turneu “Korça Open 2021”, një organizim i “Tenis Korça” dhe FSHT. Në turne ishin të pranishëm 38 djem e vajza nga klubet dhe shoqatat e tenisit nga i gjithë vendi që garuan në kategoritë U18, U16, U10, U9 dhe U7. Në përfundim të turnet vendin e parë në U18 për djem e meritoi Skerdi HASA i cili mposhti në finale, tenistin Joan KOTI me rezultatin 6-2, 6-1. Vendin e parë në U16 për vajza e meritoi Amina XHAFERRI, vendin e dytë, , dhe vendin e tretë Lidia METHASANI. Vendin e parë në U16 për djem e meritoi Eno Hasa i Tenis Teuta, i cili mposhti në një ndeshje shumë të luftuar Dhimitër MINDILI me rezultatin 6-4, 2,6,10/8. Vendin e parë në U10 për vajza e meritoi Sofi Kita, vendin e dytë, Alisa KRISTO dhe vendin e tretë, Stela MIHALLARI. Vendin e parë në U10 për djem e meritoi Arbër DANO, vendin e dytë Ares FERHATI dhe në vendin e tretë u rendit Gabriel BODE. Ndeshjet e kësaj kategorie u zhvilluan me sistemin Round Robin. Për vendin e parë në U9 për vajza u ndeshën Vivien JORGONI e cila mposhti në finale tenisten Debora TRESKA. Vendin e parë në U10 për djem e meritoi Martin BUSHATI, vendin e dytë Majk QERAMIXHI dhe në vendin e tretë u rendit Mikael QERAMIXHI. Ndeshjet e kësaj kategorie u zhvilluan me sistemin Round Robin. Një garë interesante u zhvillua tek U7 për djem, ku më të vegjlit garuan me sistemin Round Robin. Në përfundim, fitues doli Jonis GABA, i ndjekur nga Kleis ROTA dhe Milan KRYEZIU. Ky event u organizua nën udhëheqjen e drejtorit të TUR eut z. Ervin ROTA dhe gjyqtarit të turneut z. Aiger SULO . (Maj 2021)

“Tenis Korça” dhe FSHT organizojnë “Korça Open 2021” Read More »

Shpallen fituesit e Vlora Open

Në datat 22-23.05.2021 u zhvillua Turneu i tenisit “Vlora Open” ROG për djem dhe vajza në fushat e Tenisit në Lungo Mare në Vlorë, një organizim i “Tenis Vlora” dhe FSHT. Në turne ishin të pranishëm 41 djem e vajza nga klubet dhe shoqatat e tenisit Tenis Vlora, Eralb, Tenis Plus, Tenis Shkodra,Tenis Korça si dhe tenistëve nga Kosova. Pjesëmarrësit e këtij turneu garuan në kategoritë U12, U10, U9 dhe U7. Në përfundim të turnet vendin e parë në U12 për djem e meritoi Alex PRIFTI i cili mposhti në finale, tenistin Denis GABA me rezultatin 6-4, 6-2. Vendin e parë në U12 për vajza e meritoi Learta MUHARREMI e cila mposhti në finale, tenisten Emili BILALI me rezultatin 6-2, 6-2. Vendin e parë në U10 për djem e meritoi Ares FERHATI i cili mposhti në finale, tenistin Arbër DANO me rezultatin 6-2, 6-0. Vendin e parë në U10 për vajza e meritoi Anjel HOXHA, vendin e dytë Glora BUSHAT dhe në vendin e tretë u rendit Ana BORAJ. Ndeshjet e kësaj kategorie u zhvilluan me sistemin Round Robin. Vendin e parë në U9 për vajza e meritoi Vivien JORGONI e cila mposhti në finale tenisten Debora TRESKA me rezultatin 4-0, 4-1. Një garë interesante u zhvillua tek U7 për djem, ku më të vegjlit garuan me sistemin Round Robin. Në përfundim, fitues doli tenisti korçar Kleis ROTA, i ndjekur nga Jonis GABA dhe Milan KRYEZIU. Ky event u organizua nën drejtimin e trajneres vlonjate Eder MASKAJ dhe të gjyqtarit Bati VARFI. (Maj 2021)

Shpallen fituesit e Vlora Open Read More »

“J5 Tirana Open U18” me 54 djem dhe 51 vajza të kombësive të ndryshme në Tiranë

Një javë tjetër e ngjeshur në  National Sport Park në Turneun  “J5 Tirana Open U18” të organizuar nga ITF dhe Federata Shqiptare e Tenisit ku morën pjesë 54 djem dhe 51 vajza të kombësive të ndryshme. Në Kategorinë single për djem fitues i turneut u meritua nga Vit KALINA (CZE) që mposhti në finale Dimitris PALIOURAS (GRE) me rezultatin 6-3, 6-3. Në Kategorinë single për vajza fitues i turneut u meritua nga Anastasiia FIRMAN (UKR) e cila mposhti në finale  Jana STOJANOVA (BUL) me rezultatin 1-6, 7-6(5), 7-5. Në Kategorinë e ndeshjeve dyshe për djem fitues i turneut u meritua nga dyshja Petr, BRUNCLIK (CZE) / Vit, KALINA (CZE) që mposhti pas një ndeshje shumë të luftuar me rezultatin 7-5, 0-6 [10-6], dyshen e djemve Milo GAZIVODA (MNE), Ivan SODAN (CRO). Në Kategorinë e ndeshjeve dyshe për vajza fitues i turneut u meritua nga dyshja Yuna, KADOVAKI (JPN),  Jana, STOJANOVA (BUL) që mposhti në finale, dyshen e vajzave Gresi BAJRI (ALB) dhe Iva DANEVA (MKD) me rezultatin 1:6, 0:6. Turneu u zhvillua duke respektuar të gjitha protokollet sanitare për mospërhapjen e Covid-19. (Maj 2021)

“J5 Tirana Open U18” me 54 djem dhe 51 vajza të kombësive të ndryshme në Tiranë Read More »

Gresi Bajri në finale double të “J5 Tirana Open” të organizuar nga ITF dhe FSHT

Dyshja Gresi BAJRI (ALB) dhe Iva DANEVA (MKD) u mposhtën në finalen e kategorisë e ndeshjeve në dopjo për vajza në turneun U18, “J5 Tirana Open” të organizuar nga ITF dhe Federata Shqiptare e Tenisit në ambjentet e National Sport Park në Tiranë nga dyshja  Yuna KADOVAKI (JPN), Jana STOJANOVA (BUL) me rezultatin 1:6, 0:6. Një arritje e shkëlqyer e tenistes sonë që së bashku me partneren e saj nga Maqedonia e veriut mposhtën në gjysmëfinale dyshen Scarlett NICHOLSON (CAN), Ana Maria TORNEAN (ROU) me rezultatin 6:1, 6:3. Ky rezultat përbën një rezultat historik ku një teniste shqiptare arin në një finale të një turneu ITF. (Maj 2021)

Gresi Bajri në finale double të “J5 Tirana Open” të organizuar nga ITF dhe FSHT Read More »

Shpallen fituesit e turneut “Durrësi Open” ROG U10, U12 dhe U14

Pas grumbullimit të lojtarëve më të mirë të moshave të ndryshme, sezoni i këtij viti filloi sipas kalendarit me një sërë turnesh. Turneu i Pranverës për të rritur u zhvillua më 24 – 26 Prill, në finale të të cilit fitoi Martin Muedini i klubit “Tenis Tirana” ndaj Arbër Sulstarova i po këtij klubi. Gjithashtu në ndeshjet për femra, ky turne u fitua nga Gresi Bajri e klubit “Shkodra Tennis Club” ndaj Juna Danit e të njëjtit klub. Tuneu i Pranverës u pasua nga turneu “Durrësi Open” për moshat ROG U10, U12 dhe U14. Turneu u zhvillua në datat 1 dhe 2 Maj, i organizuar në mënyrë shumë të bukur, në të cilin u dhanë këto rezultate. Për moshën U7, në finale doli fitues Milan Kryeziu i klubit “Tennis Eralb Club”, i ndjekur nga Kleis Rota i klubit “Tenis Korça”. Për moshën U10 Femra, fituese rezultoi Anjel Hoxha e klubit “Tennis Plus E&M”, duke fituar të gjitha ndeshjet e kësaj kategorie dhe duke lënë në vend të dytë Vivien Jargoni të po këtij klubi. Për moshën U10 Meshkuj, në finale doli Ares Ferhati dhe Ditan Mulliçi, të dy të klubit “Tennis Eralb Club” ku fitues me rezultatin 2-0 (4:2,4:2) arriti të dalë Ares Ferhati. Për moshën U12 Femra, fituese u shpall Emili Bilali, e cila fitoi me rezultatin 6:3/6:1 ndaj Enki Hyseni, të dyja të klubit “Shkodra Tennis Club”. Për moshën U12 Meshkuj, fitues rezultoi Alex Prifti i klubit “Tennis Plus E&M”, i cili në finale mundi Ares Ferhatin e klubit “Tennis Eralb Club” me rezultatin 2-0 (6:1/6:1). Për moshën U14 Femra, Emili Bilali e “Shkodra Tennis Club” fitoi në finale ndaj Kejsi Kalushi të klubit “Tennis Plus E&M” me rezultatin 2-1 (4:6/ 6:3 [10:7]). Në finale të U14 Meshkuj , fitues me rezultat 6:1/6:0 u shpall Danjel Methasani i “Tennis Plus E&M” ngaj Kledi Gaba i “Tennis Eralb Club”. Vlen të theksohet masiviteti i pjesëmarrjes nga sportistë nga të gjitha rrethet dhe organizimi i bukur i këtij aktiviteti. (Maj 2021)

Shpallen fituesit e turneut “Durrësi Open” ROG U10, U12 dhe U14 Read More »

Përfundoi turneu ndërkombëtar i tenisit për moshën U12 në National Sport Park Tiranë

Perfundoi turneu nderkombetar i tenisit per moshen U12 ne National Sport Park ku moren pjese mbi 60 sportiste nga e gjithe bota. Garat ishin te nje niveli shume te larte me nje rivalitet te vazhdushem. Nga Shqiperia.moren pjese lojtaret me te mire te kesaj moshe, Aleks Prifti, Denis Gaba, Armend Galiqi, Emili Bilali edhe Enki Hyseni te cilet konkuruan denjesisht ne kete aktivitet kaq te rendesishem. Fitues te turneut ishte Angelika Sara nga Italia per femra edhe Alkis Michalakopoulos per meshkuj. (Prill 2021)

Përfundoi turneu ndërkombëtar i tenisit për moshën U12 në National Sport Park Tiranë Read More »

Përfundoi me sukses turneu më i madh i vitit ALBANIAN OPEN 2020

Në National Sport Park përfundoi me sukses të plotë turneu më i madh i vitit ALBANIAN OPEN 2020. Pas tre ditë sfidash të moshave U10, U12, U14, dhe të Rritur, meshkuj dhe femra pati gara mjaft të bukura dhe fituesit u kurorezuan me trofetë dhe premiot përkatëse. Falenderojmë të gjithë lojtarët për garat e bukura! (Tetor 2020)

Përfundoi me sukses turneu më i madh i vitit ALBANIAN OPEN 2020 Read More »

Përfundon turneu Korça Juniors 2020

Përfundoi me sukses turneu “Korça Juniors 2020” ku morën pjesë mbi 40 tenistë të kategorive të ndryshme, të cilët dhanë këto rezultate: Për moshat U10 Meshkuj fitoi Aleks Prifti i “Tennis Plus”, i cili në finale mundi Kristi Thanon e “Tenis Korça” me rezultatin 2-0. Për Femra, Anjel Hoxha e “Tenis Plus” fitoi në finale me rezultatin 2-0 ndaj Iris Kereku të “Tenis Korça”. Për moshat U12 Meshkuj, Kledi Gaba i “Tenis Eralb Club” fitoi 2-0 ndaj Jorgo Simakut të “Tenis Korça”. Për Femra, Emili Bilali e “Shkodra Tenis” fitoi në finale ndaj Anjel Hoxhës së “Tenis Plus” me rezultatin 2-0. Për moshat U14 Meshkuj, Dhimitër Mindili i “Tenis Korça” mundi në finale me rezultatin 2-0, Kledi Gabën e “Tenis Eralb Club”. Për moshat U16 Femra, Stela Gabeta e “Tenis Korça” mundi me set final (2-1) Kejsi Kalushin e Tenis Teuta” të Durrësit. Për U16 Meshkuj, Joan Koti fitoi në finale ndaj Tomas Micit, të dy të “Tenis Korça”. (Shtator 2020)

Përfundon turneu Korça Juniors 2020 Read More »