Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Kampionati Kombëtar Ekipor i Tenisit, për herë të parë në Shqipëri. Vijojnë përballjet.

KAMPIONATI EKIPOR: Pas humbjes së “Tennis Tirana” ndaj “Tennis Plus E&M” me rezultatin 3-0, dje dhe sot u zhvilluan ndeshjet ekipore ndërmjet “Tennis Plus E&M” dhe “Shkodra Tennis” përkatësisht në Durrës dhe në Shkodër ku në të dyja përballjet fitoi “Shkodra Tennis” me rezultatin 2-1.
Ndeshjet ishin me rivalitet të fortë e plot emocion.
Në fundjavë pritet të zhvillohen ndeshjet ndërmjet “Tennis Teuta”, “Tennis Korça” dhe “Tennis Eralb Club(NSP)”.
(Dhjetor 2021)