You are currently viewing Shpallen triumfuesit në turneun “Tennis Plus Open” në Durrës

Shpallen triumfuesit në turneun “Tennis Plus Open” në Durrës

Triumfues në turneun “Tennis Plus Open”  të zhvilluar në Durrës më 12-14 Nëntor ishin:
Për kategorinë U10 Djem u shpall fitues  Ares FERHATI pas një përballje në finale me Arbër DANO me rezultatin 4-1,4-0, të ndjekur nga Ditan MULLIQI, Temircan KUSSAINOV dhe Kristo TOMORRI.
Ndërsa në kategorinë U10 Vajza, fituese doli Anjel HOXHA ndaj Glora BUSHATI me rezultatin 4-0,4-0, ndjekur nga Aiza SUBASHI dhe Vivien JORGONI.
Për kategorinë U12 Djem, pas një përballje me rezultat 7-5, 6-7(1), 13/11, fitues rezultoi Alex PRIFTI, i ndjekur nga finalisti Deis GABA dhe Olger QARRI, Luis MARKU.
Në kategorinë U14 Vajza, fituese u shpall AnaTereza GULI ndaj Ajri HOXHA me rezultatin 7-5, 6-3, të ndjekura nga Enki HYSENI, Kejsi KALUSHI, Amina XHAFERRI dhe Onejsa MERKASHI.
Fitues në kategorinë U14 Djem rezultoi Arlis MUKA me rezultatin 6-3, 6-3 ndaj Damian METHASANI, të ndjekur nga Kledi GABA dhe Oniks SHKURTA.
Në këtë turne morën pjesë 37 lojtarë dhe organizator ishte FSHT dhe klubi Tennis Plus E&M.
Rezultatet më të detajuara mund t’i gjeni në linkun: https://courthive.com/live/FSHT
(Nëntor 2021)
Ndaje me miq